Lagjet Kabun dhe Xhobar të kryeqytetit Damask janë bërë skenë e luftimeve intensive.
Njoftohet se në lagjet Kabun dhe Xhobar në lindje të kryeqytetit Damask të Sirisë konflikte intensive po përjetohen mes forcave të regjimit dhe opozitarëve.
Forcat e Asadit kërkojnë të përparojnë drejt këtyre lagjeve, por opozitarët kanë ndaluar përparimin e forcave të regjimit.
Forcat Asadit për një kohë të gjatë sulmojnë nga ajri dhe toka lagjet Kabun dhe Xhobar. Në sulmet e fundit të forcave të qeverisë së Damaskut për shkak të humbjeve të mëdha në rajonet Kabun, Xhobar dhe Sakba janë përdorur raketa prodhim industrial të quajtura “elefant”.
Bëhet e ditur se opozitarët në vijën e frontit në Kabun kanë vrarë 7 ushtarë të regjimit, ndërsa kanë shkatërruar edhe një tank të regjimit. Ndërkaq 30 ushtarë që kanë përfituar nga konfliktet nëpër lagje iu janë bashkuar radhëve të opozitarëve.