-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Një pyetje rreth auretit

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum!
A bën pjesë pjesa e krahut prej bërrylit e deri tek supet në auretin mes grave si dhe ndaj personave që i kemi mahrem? Mundësisht mendimet e dijetarëve në lidhje me këtë cështje. Cili është mendimi më i drejtë? Allahu ju shpërbleftë për kontributin tuaj!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Aureti femrës para femrave nuk është i njëjtë gjithmonë. Nganjëherë varet nga rrethanat se kush është ajo femër, pasi disa fukaha kanë bërë dallim mes femrave muslimane e jomuslimane. Prandaj themi se pjesa për të cilin ju bëni pyetje nuk është auret para femrave muslimane, por para jomuslimaneve duhet të kemi kujdes. Sido që të jetë, do të ishte më e drejtë që femra të ketë kujdes dhe të mos e ekspozojë këtë pjesë para femrave dhe burrave që i ka mahrem. Allahu e di më së miri!

Më herët kemi dhënë një përgjigje më të zgjeruar rreth auretit, prandaj mund të lexoni aty:
http://www.klubikulturor.com/pyetje/2009/pyetje_rreth_auretit.htm

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit