Katër ushtarë libanezë dhe dy persona të tjerë të armatosur u vranë gjatë përleshjeve në veri të Luginës Bekaa, pasi persona të armatosur sulmuan një njësi ushtarake libaneze.
Burimet njoftojnë se luftimet po vazhdojnë në qytetin e Arsalit, një rajon në afërsi të kufirit me Sirinë, ku kryengritësit po luftojnë për të përmbysur presidentin Bashar al-Asad.
Banorët thanë se përplasja shpërtheu pasi ushtria hyri në zonë për të arrestuar një person.
Qyteti i Arsalit njihet si vend “mikpritës” i kryengritësve anti-‘Asad, pasi ky rajon shërben si burim i furnizimit për armë dhe për fshehje të kryengritësve.
/mszh/kohaislame