-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Në Filipine miratohet Dita Kombëtare e Hixhabit

Më të lexuarat

Komiteti musliman i Dhomës së Përfaqësuesve në Filipine të enjten miratoi projektligjin 968, i cili kërkon që 1 shkurtin të shpallë si “Ditën Kombëtare të Hixhabit”.
Autorja e projektligjit, Sitti Djalia Turabin-Hataman, në një deklaratë të saj tha se qëllimi i projektligjit është të rrisë ndërgjegjësimin rreth keqkuptimeve dhe ideve të gabuara në lidhje me mbajtjen hixhabit.
“Gratë me hixhab janë përballur me sfida të shumta në gjithë botën. Ato vazhdojnë të diskriminohen dhe të keqtrajtohen, sepse njerëzit nuk e kuptojnë rëndësinë e hixhabit. Ushtrimi i lirë dhe gëzimi i profesionit dhe adhurimit fetar, pa diskriminim ose preferencë, do të lejohet përgjithmonë. Ne shpresojmë të forcojmë respektin dhe mirëkuptimin më të thellë mes Filipineve dhe kulturave të ndryshme, si dhe besimin drejt unitetit dhe paqes kombëtare”, tha Turabin-Hataman.
Projektligji gjithashtu ka për qëllim ndalimin e diskriminimit kundër hixhabit dhe të mbrojë lirinë e fesë dhe të drejtën për të praktikuar fenë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit