-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

I vrau dhëndrri, babë e bir

Më të lexuarat

Shkaktari i tragjedisë familjare në Neumarkt të Gjermanisë, ku u vranë babë e bir, dyshohet se është dhëndri i tyre.
Ai nuk pajtohej se bashkëshortja i ishte ndarë, prandaj në shenjë hakmarrjeje i vrau babanë dhe vëllanë. B.Rama dhe R.Rama janë me prejardhje nga Podujeva dhe prej shumë vjetësh së bashku me familje jetonin në Gjermani
Kishte ikur nga spitali psikiatrik dhe menjëherë kishte shkuar te familja e ish-bashkëshortes së tij. 43 vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vrarë babën dhe vëllanë e ish gruas. B. Rama dhe R.Rama janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në qytezën Neumarkt të Gjermanisë.
Ata dyshohet se i vrau –ish-dhëndri, i cili po ashtu është plagosur gjatë konfliktit që kishte me miqtë e tij. Policia e qytetit Regensburg bën të ditur se ky 43 vjeçar një ditë më herët i kishte telefonuar policisë, duke kërcënuar se për shkak të problemeve familjare do të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga një shkëmb te rrënojat e kështjellës Wolfstein. Si shkas për këtë ai kishte përmendur problemet familjare, shkruan “Express”.
Policia e kishte parandaluar vetëvrasjen e tij dhe ai ishte paraqitur në spital për terapi. Por vetëm një ditë më vonë, ditën e krimit, (më 29 janar) 43 vjeçari kishte ikur nga spitali. Policia njofton se të martën pasdite ka marrë një telefonatë nga i dyshuari për një plagosje në Neumarkt.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit