4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Greqi, refuzohet ekstradimi i tre puçistëve të arratisur

Më të lexuarat

Refuzohet kërkesa e ekstradimit në Turqi për tre ushtarë puçistë të arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO

ATHINË (AA) – Refuzohet kërkesa për ekstradimin në Turqi të tre ushtarëve puçistë të arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Süleyman Özkaynakçı, Feridun Çoban dhe Abdullah Yetik tre nga 8 ushtarët puçistë që u larguan në Greqi pas tentativës për grusht shteti dolën përballë gjyqtarit pas kërkesës së re për ekstradim të bërë nga Turqia.

Prokurorja Ourania Stathea, e cila ka marrë fjalën pas mbrojtjes së ushtarëve puçistë duke pretenduar se nuk i sheh të besueshme provat e reja të paraqitura nga Turqia ka kërkuar refuzimin e kërkesës së ekstradimit.

Gjykata e cila ka vendosur refuzimin e ekstradimit të tre ushtarakëve puçistë në Turqi, ka theksuar gjithashtu se vëren shqetësim në lirimin e puçistëve të cilët mbahen të ndaluar.

Ndërkohë bëhet e ditur se ende nuk është caktuar seancë gjyqësore për pesë ushtarakët tjerë puçistë.

Puçistët pas tentativës për grusht shteti nga FETO më 15 korrik u arratisën në Greqi me një helikopter ushtarak dhe kërkuan azil.

Gjykata e Lartë e Greqisë (Arios Pagos) në muajin janar ka refuzuar kërkesën për ekstradimin në Turqi të ushtarakëve puçistë. Pas kësaj Turqia kërkoi sërish ekstradimin e ushtarakëve me dy akuza të reja.

Ndërsa theksohet se vazhdon ende vlerësimi i aplikimit për azilt të ushtarakëve nga Zyra e Migracionit në Greqi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit