Izraeli vendosi raketat e sistemit të mbrojtjes kundërajrore “Kupola e hekurt” në veri të vendit afër kufirit me Sirinë. Ky veprim tregon shqetësimet në rritje në Izrael lidhur me faktin se armët kimike mund të përdoren nga Qeveria siriane në luftën kundër kryengritësve ose të bien në duart e islamikëve.
Siria mohon se ka armë kimike. Megjithatë, sipas mendimit të shumë analistëve ky vend ka arsenalin më të madh të armëve kimike në Lindjen e Mesme.