1.4 C
Pristina
Friday, January 10, 2025

Historia e Musait alejhi selam (pyetje)

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum. Allahu ju shpërbleftë për këtë faqe me kaq shumë materiali slam, por ajo që desha t’ju pyes është se artikulli “Historitë e bukura në Kur’an” d.m.th. historia e Musait a.s më pëlqeu shumë edhe është hera e parë që e lexoj në mënyrë kaq të detajuar, por më intereson të di burimin e tregimit, se a është i vërtetë, a është transmetimi sahi? Allahu ju shpërbleftë…

 

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Historia me lopën e cila ka ngjarë me Beni Israilët  në kohën e Musait, shpëtimi qoftë mbi të, përmendet në Kuran në suren e dytë dhe në fakt kjo sure e ka marrë emrin surja “Bekare”- surja e “Lopës”, nga kjo ngjarje. Allahu i Madhërishëm ka folur për këtë ngjarje në ajetet prej 67 deri 74 të surës Bekare. Pothuajse të gjithë komentatorët e Kuranit, kur flasin për ajetet 67-74, të kësaj sure e përmendin këtë ngjarje, dikush më gjatë dikush më shkurtër. Atë e përmend edhe Ibën Kethiri në tefsirin e tij në disa versione me zinxhirë të ndryshëm të transmetuesve shumica e të cilave arrijnë shkallen e saktësisë. Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit