-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

8 ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur dhe do ndodhin në ditën e Xhuma

Më të lexuarat

  1. Vlera e ditës së xhuma, ditë në të cilën kanë ndodhur dhe do të ndodhin ngjarjet e mëdha.
  2. Dita e xhuma është dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli. Konteksti i hadithit tregon se mirësia në këtë ditë është e përgjithshme dhe se ajo është dita më e mirë se çdo ditë e vitit madje dhe se nata e kadrit, se dhjetë ditët e dhulhixhes, sesa dita e kurbanit dhe dita e fitër bajramit. Prandaj kërkohet që në këtë konteskt ta marrim (kuptojmë).
  3. Allahu Madhëruar e ka krijuar Ademin alejhis-selam në ditën e xhuma dhe jo në ndonjë ditë tjetër. Kjo është prej vlerave (veçorive) të ditës së xhuma.
  4. Në këtë ditë ai u fut në xhenet.
  5. Po në këtë ditë ai u nxorr prej tij (xhenetit).
  6. Ademi alejhis-selam ka qenë në xhenetin e përjetësisë.
  7. Pohimi i ditës së Kiametit. Bazuar në fjalën e tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem “dhe nuk do të bëhet Kiameti veçse në ditën e xhuma.”
  8. Kiameti do të bëhet ditën e xhuma. Në lidhje me këtë na del si detyrë që të flasim me të vegjëlit dhe t’u sqarojmë atyre kohën (se kur do të bëhet Kimaeti në bazë të shenjave). Nuk është për qëllim se Kiameti do bëhet xhumanë e ardhshme. Më kujtohet kur ishim të vegjël se hatibi në ligjëratën e tij tha: “Kiameti do të bëhet ditën e xhuma”. Njerëzit i kapi paniku dhe prisnin xhumanë e ardhshme bërjen e Kiametit, sepse hatibi nuk ua sqaroi njerëzve. Kështu ata menduan se Kiameti do të bëhej xhumanë e ardhshme. Por nuk është kështu. Është për qëllim se Kimati do të ndodhi në një prej ditëve të xhuma (Allahu e di se cilën xhuma).
    Me disa shkurtime nga “Et-Tealiku ala el-Munteka” vëll. 3

Përktheu: Unejs Sheme

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit