2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Rrëzohet një helikopter në Turqi, 12 të vdekur

Më të lexuarat

Është arritur deri tek helikopteri policor i rrëzuar në qytezën Pülümür në Tunceli dhe bëhet e ditur se 12 persona në bord kanë rënë dëshmorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marrë nga burimet e sigurisë, thuhet se është arritur deri tek helikopteri policor i tipit “Sikorsky” i cili ka ndërprerë kontaktet me kontrollin rreth orës 11:40, sipas orës lokale, rreth 10 minuta pas nisjes së tij nga qyteza Pülümür.

Konfirmohet se 12 personat në bord kanë rënë dëshmorë

Më parë ishte theksuar se në helikopter gjendeshin 7 efektivë policie, një gjykatës, një kolonel dhe 3 persona nga ekuipazhi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit