Banka Kombëtare Palestineze ka hapur filialin në Jerusalemin Lindor, ku që nga pushtimi i vitit 1967 nuk ka operuar asnjë bankë palestineze apo arabe
JERUSALEM (AA) – Banka Kombëtare e Palestinës (TNB) për herë të parë që nga pushtimi izraelit në vitin 1967 ka hapur degën e saj në Jerusalemin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
TNB ka hapur degën në qarkun Dahiat Al Barid në Jerusalemin Lindor. Që nga viti 1967, kur ushtria izraelite pushtoi këtë pjesë të Palestinës në pjesën e Jerusalemit Lindor nuk ka operuar asnjë bankë palestineze apo arabe.
Nuk dihet se si TNB ka arritur të marrë leje për të hapur filialin duke patur parasysh se autoritetet izraelite të Jerusalemit Lindor nuk e konsiderojnë si një entitet të veçantë por si pjesë të Bregut Perëndimor.
Një nga udhëheqësit e TNB-së Talal Nasereddin, duke e përshkruar këtë hap si pikë kthese në operimin e bankave arabe, ka theksuar se hapja e kësaj zyre është planifikuar dy vjet më parë, por se është zvarritur për shkak të vështirësive ligjore.
Ai tha se kjo degë do të lehtësojë palestinezët që jetojnë në Jerusalemin Lindor, pasi që ata tani nuk do të duhet të kalojnë kufirin çdo herë që kanë nevojë të kryejnë punë në bankë. Nasereddin tha se Zyra e TNB-së në Jerusalemin Lindor do të kontribuojë në progresin ekonomik dhe social.
Përveç TNB-së degë në Jerusalemin Lindor janë duke planifikuar që të hapin Banka e Palestinës dhe Banka e Jordanisë.