-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Alzasa: Një zonën ku pritej të flitej dhe gjermanisht dhe frëngjisht

Më të lexuarat

Firmat inovative që besonin se në Alzasë do të gjenin punonjës dygjuhësh u habitën që nuk gjetën të tillë.
Prej shekujsh në Alzasë të Francës flitej kudo një dialekt gjerman. Por sot në këtë rajon shumica e njerërve nuk dinë më gjermanisht. Kjo lidhet ndër të tjera me faktin se në vitin 1940 nazistët e aneksuan Alzasën, i shpallën alzasianët të ashtuquajtur “gjermanë etnikë” dhe rekrutuan si ushtarë të Wehrmachtit 39 mijë alzasianë.
Edhe shumë kohë pas luftës, shumica e këtyre ushtarëve kishin dilema. Po ashtu qeveria qendrore në Paris e ndaloi rrënjësisht për dekada dialektin gjerman te Alzasës në shkolla. Dhe rezultati qe që edhe nëpër familje filloi të flitej gjithnjë e më pak gjermanisht.

Shanse të humbura
Për këtë shkak shumë vetë i prenë vetes rrugët dhe shanset për të gjetur punë, sqaron Claude Froehlicher, që drejton një firmë konsulence franko-gjermane në Kolmar.
Firmat inovative që besonin se në Alzasë do të gjenin punonjës dygjuhësh u habitën që nuk gjetën të tillë, thotë ai. “Në zonën kufitare me Gjermaninë apo me Zvicren ka dhjetëra-mijëra vende pune, po edhe këtu në Alzasë. Por kompanitë duan njerëz që flasin gjermanisht, madje në nivel të lartë. Kandidatët francezë nuk janë të përshtatshëm, thjesht sepse gjermanishtja e tyre është e dobët.” – sqaron Claude Froehlicher.

Vetë Froehlicher i dërgon fëmijët e tij në një shkollë dygjuhëshe, por thotë se “Në Alzasë ka një hendek. Nga njëra anë, njerëz si ne, që nuk kanë më paragjykime dhe mendojnë që është mirë, kur dikush në zonën tonë flet dhe gjermanisht dhe frëngjisht. Dhe të tjerë që kanë ende paragjykime kundër gjermanëve. “

Sot në shumë shkolla ofrohet mësim intensiv i gjermanishtes
Nën presionin e shumë prindërve, tani edhe qeveria qendrore në Paris ka ndryshuar qëndrim. Në shumë shkolla, dhe madje edhe në kopshte, ofrohet mësim intensiv i gjermanishtes – për më shumë se 25 000 fëmijë.
Por po të shtohen nxënësit do të ketë probleme, thotë Fabienne Schlund nga Ministria franceze e Kulturës, sepse “ne nuk kemi mjaft mësues që flasin mirë gjermanisht, të cilët kanë studiuar gjermanisht dhe e flasin atë siç duhet. Ndoshta kjo lidhet dhe me atë që për një kohë e kemi injoruar gjermanishten. Prandaj jemi tani në një pikë ku pak studentë janë të interesuar për gjermanishten.”
Gjithësesi sot ka mjaft të rinj që duan të mësojnë gjermanisht prandaj ndoshta së shpejti në Alzasë do të flitet më shumë gjermanisht./dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit