0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Mustafa: Bllokimi i vizave nga BE-ja, i pakuptimtë

Më të lexuarat

“Jemi bllokuar nga BE, me një kusht të pakuptimtë ashtu siç jemi bllokuar nga vetvetja me një kauzë politike të paqëndrueshme”, ka reaguar Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ndaj vonesës së Brukselin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, u shpreh të hënën se “BE-ja e ka bllokuar liberalizmin e vizave për Kosovën me një kusht të pakuptimtë, aq sa është bllokuar vendi nga vetvetja me një kauzë siç thotë ai të paqëndrueshme”.

Sipas kryeministrit Mustafa, aspiratat e Kosovës për tu anëtarësuar në BE duhet ti përmbushim me veprime dhe vendime të mëdha dhe të guximshme.

Duke aluduar në ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, Mustafa ka thënë se pa pjesëmarrje të mirëfilltë në tregun evropian nuk ka zhvillim ekonomik’, për çfarë vendi ka nevojë.

“Aspiratat tona për tu anëtarësuar në BE duhet t’i përmbushim me veprime dhe vendime të mëdha dhe të guximshme. Bashkimi Evropian u themelua që të mundësojë lëvizjen e lirë të njerëzve, të mirave, shërbimeve dhe kapitalit. Tregu unik evropian mënjanoi barrierat për lëvizje të lirë të faktorëve të prodhimit sikurse edhe të ndërmarrësisë dhe shërbimeve. Kosova ka nevojë të jetë në tregun e BE-së; këtë e mundëson MSA-ja. Kosova ka nevojë për dije evropiane; këtë e mundëson liberalizimi i vizave. Kosova ka nevojë për lëvizje të lirë të mallrave; këtë e mundëson liberalizimi i vizave (ndryshe mallrat nuk mund të lëvizin pa njerëz). Kosova ka nevojë për lëvizje të ndërmarrësisë; edhe këtë e mundëson liberalizimi i vizave”, shkruan ai.

Mustafa u shpreh se “jemi bllokuar nga BE, me një kusht të pakuptimtë ashtu siç jemi bllokuar nga vetvetja me një kauzë politike të paqëndrueshme por edhe të dëmshme për perspektivën e vendit”. “Në një formë, ne mund t’i kuptojmë paragjykimet e disa burokratëve evropianë në përcaktimin e kushteve që nuk ua kanë përcaktuar të tjerëve, por duhet të gjejmë forcë të tejkalojmë vetveten për të qarë rrugën evropiane, atë të perspektivës ekonomike dhe kulturore. Ne duhet të arrijmë atje ku e kemi qëllimin, pa marrë parasysh se kjo rrugë nuk është pa pengesa. Fundja rrugë tjetër nuk kemi, prandaj çdo vonesë na dëmton”, tha Mustafa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit