2.6 C
Pristina
Sunday, November 10, 2024

Elitas: Do t’i propozojmë Presidentit Erdogan anëtarësimin në Partinë AK

Më të lexuarat

Mustafa Elitas, nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, deklaroi të hënën se pas datës 27 apo 28 prill do t’i propozojnë Presidentit Recep Tayyip Erdogan anëtarësimin në forcën politike të themeluar prej tij…

Mustafa Elitas, nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) në pushtet, deklaroi të hënën se pas datës 27 apo 28 prill do t’i propozojnë Presidentit Recep Tayyip Erdogan anëtarësimin në forcën politike të themeluar prej tij.

“Pas datës 27 apo 28 prill, kur Komisioni i Lartë Zgjedhor të publikojë rezultatet përfundimtare (të referendumit) në Fletoren Zyrtare, ne do t’i propozojmë presidentit tonë të nderuar që të na nderojë me anëtarësimin e tij në Partinë AK. Nëse ai e pranon këtë propozim, për ne do të jetë me të vërtetë një nder i madh”, tha Mustafa Elitas për një kanal televiziv privat, ku vlerësoi edhe rezultatet e votimit plebishitar të së dielës.

Ai theksoi se përmes ndryshimit të kushtetutës aktuale, e cila formonte një terren të përshtatshëm në lidhje me regjimin e tutelës dhe pengesat përpara Turqisë, vendi kalon në një sistem qeverisës të ri.

Elitas falënderoi të gjithë qytetarët për maturinë e tyre në referendum dhe veçanërisht mbështetësit e votës në favor të ndryshimeve kushtetuese.

“Tashmë qytetarët mund të shprehin vullnetin dhe ngjyrën e votës së tyre pa u ndrojtur nga askush. Këto gjëra nuk para thuheshin deri më sot. Të gjithë e njohin njëri-tjetrin”, përfundoi nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë AK.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit