2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Simsek: S’kemi zgjedhje të parakohshme në agjendë, Turqinë e pret stabiliteti

Më të lexuarat

Zëvendëskryeministri turk, Mehmet Simsek, deklaroi të hënën se zgjedhjet e parakohshme nuk bëjnë pjesë në agjendën e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim…

Zëvendëskryeministri turk, Mehmet Simsek, deklaroi të hënën se zgjedhjet e parakohshme nuk bëjnë pjesë në agjendën e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK).

Mehmet Simsek iu përgjigj pyetjeve të kanalit ekonomik, “Bloomberg HT”, në lidhje me rezultatet e referendumit kushtetues dhe zhvillimet ekonomike pas tij.

Nëse i hedhim një shikim të kaluarës së Partisë AK – tha zv/kryeministri turk – do të vërejmë se ajo kurrë nuk ka spekuluar, s’ka bërë oportunizëm dhe as e ka çuar vendin në zgjedhje të parakohshme; pra, zgjedhjet do të mbahen siç është parashikuar nga Kodi Zgjedhor, në muajin nëntor të vitit 2019.

Simsek tërhoqi vëmendjen më tej se Turqia ka hedhur pas shpine tashmë një periudhë të vështirë.

“Referendumi popullor eliminoi tani paqartësitë dhe shqetësimet afatgjata të Turqisë në lidhje me sistemin qeverisës. Tashmë vendin e pret stabiliteti. Nëse stabiliteti mbështetet me reforma, ai do të sjellë me vete një rritje të fuqishme dhe të qëndrueshme të mirëqenies”, u shpreh ai.

Duke theksuar se ka 5-6 akse për hapat, që Turqia duhet të bëjë në lidhje me ekonominë, por edhe se duhet të punojnë mbi të gjitha ato, zv/kryeministri Simsek sqaroi se nevojitet një transformim me përfshirje shumë të gjerë, ku do të angazhohen reforma dhe programe transformimi në industri, në nivel sektorial dhe mikro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit