Disa javë pas hapjes së një llogarie në rrjetin social Twitter, Papa Benedikti XVI tha se katolikët duhet t’i shfrytëzojnë rrjetet sociale për shkak të rolit të tyre në përhapjen e besimit dhe forcimit të lidhjeve mes njerëzve.
“Besimtarët janë gjithnjë e më shumë të vetëdijshëm se ndersa, “Lajmi i Mirë (referencë për Biblën) është bërë i njohur edhe në botën digjitale, ky mund të mungojë te shumë njerëz, për të cilët rrjetet sociale janë të rëndësishme,” theksoi Benedikti XVI.
Mesazhi i Papës është shpërndarë në ditën e Shën Francias de Sales, shenjt mbrojtës i shkrimtarëve, përpara Ditës Botërore të Komunikimit, që Vatikani do ta festojë këtë vit më 12 maj./BS/kohaislame