-1.4 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Republika e Çekisë nuk do të pranojë refugjatë

Më të lexuarat

“Edhe në qoftë se BE-ja kërcënon me sanksione ekonomike, Çekia nuk planifikon të pranojë refugjatë në kuadër të kuotës së detyruar”, deklaroi Ministri i Brendshëm i Çekisë, Milan Chovanec.

Republika e Çekisë deklaroi se nuk do të pranojë refugjatë në kuadër të sistemit të kuotës së refugjatëve të BE-së.

Në një prononcim të tij Ministri i Brendshëm i Çekisë, Milan Chovanec duke theksuar se shteti i tij nuk do të pranojë refugjatë në kuadër të sistemit të kuotës së refugjatëve të BE-së tha se “Edhe në qoftë se BE-ja kërcënon me sanksione ekonomike, Çekia nuk planifikon të pranojë refugjatë në kuadër të kuotës së detyruar”.

Duke vënë në dukje se shteti i tij deri më tani ka pranuar 12 refugjatë prej 1.600 të tyre, por që nuk do ta plotësojnë numrin e mbetur, Chovanec tha se si rezultat i ekzaminimit të sigurisë kombëtare është marrë vendimi që për asnjërin prej refugjatëve të tjerë të mos lejohet vendosja në Çeki.

Këshilli i Drejtësisë dhe i Punëve të Brendshme të BE-së, në muajin shtator të vitit 2015, me shumicë të votave kishte pranuar propozimin për shpërndarjen e 120 mijë refugjatëve tek shtetet anëtare me sistemin e kuotës, edhe pse atë e kishin kundërshtuar shtetet si Sllovakia, Çekia, Rumania dhe Hungaria.

Sllovakia dhe Hungaria kishte hapur padi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për anulimin e vendimit të shpërndarjes së 120 mijë refugjatëve me sistemin e kuotës në shtetet anëtare të BE-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit