Ahraru Sham, njëra prej grupeve ushtarake opozitare, të cilat ishin përgjegjëse për sigurinë e autokolonave nga Fua dhe Kefreya, publikoi një deklaratë me shkrim në lidhje me rastin.
Opozitarët ushtarak sirianë dënuan ashpër sulmin ndaj autokolonave të civilëve dhe ushtarakëve, të cilët mbaheshin të rrethuar në zonat Fua dhe Kefreya të Idlibit, të kryer gjatë evakuimit të tyre.
Ahraru Sham, njëra prej grupeve ushtarake opozitare, të cilat ishin përgjegjëse për sigurinë e autokolonave nga Fua dhe Kefreya, publikoi një deklaratë me shkrim në lidhje me rastin.
Në deklaratë thuhet se ndaj makinave të përcaktuara për sigurinë e autokolonave nga Fua dhe Kefreya rreth orës 16.00 u ndërmor një sulm.
“Në këtë sulm kanë humbur jetën një numër i madh i revolucionarëve, të cilët ishin të përcaktuar për siguri të autokolonave”, thuhet në deklaratë, e cila vijon me këto fjalë: “Dënojmë ashpër këtë sulm tinëzarë. Ky akt është në kundërshtim me mësimet që na mëson feja jonë dhe i shërben interesave sektare të regjimit. Në këtë mënyrë regjimi përpiqet ti mbuloj masakrat e kryera në Han Shejhun dhe Guta”.
Edhe Koalicioni i Forcave Opozitare dhe Revolucionare të Sirisë në një deklaratë të bërë nëpërmjet llogarisë në Twitter shkruan se “Dënojmë ashpër sulmin e terrorit, i cili u ndërmor në Rashidin dhe që si objektiv kishte banorët e Fua-s dhe Kefreya-s, opozitarët si dhe ekipet mjekësore”.