1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Stallë lopësh? Jo, është shkolla e parë shqipe në Durrës me ish-nxënës Ibrahim Kodrën dhe Tinka Kurtin!

Më të lexuarat

Nga Mark Brunga

Përshtypja e parë që të krijohet kur e sheh një ndërtesë të rrënuar në Ishëm të Durrësit, është ajo e një stalle bagëtie të dalë jashtë funksionit. E dhëna që ajo është ish-shkolla e parë shqipe në Durrës, t’i ngre qimet përpjetë nga marrazi. Për statusin që gëzon, kudo të ndodhej, ajo do ishte një godinë gjithnjë në nusërim prej merakut, përkujdesjes, së autoriteteve, pasi përbën një shenjë të arsimit shqiptar.
Një pllakë mermeri e formatit të vogël, me sa duket e stilit të viteve ‘70, është pikërisht ajo të thotë se ndërtesa ka qenë ish-shkolle e parë shqipe e zonës. “Më 5 prill 1913 u hap në Ishëm shkolla e parë shqipe.

Vazhdojmë më tej: në ketë shkollë është ulur për herë të parë në bangën e dijes piktori me famë botërore, Ibrahim Kodra. Veç tij, aty ka mësuar dhe Tinka Kurti së bashku me të vëllanë, Kolecin. Shkolla pra përbën si të thuash “katin e parë” të ndërtesës së arkivit kulturor të Durrësit. Indiferenca ndaj saj, lënia në degradim të plotë janë vërtet shokuese.

Rrëfimet e një ish-nxënësi

Fadil Kodra është një kushëri i afert i piktorit Ibrahim Kodra. Ka lindur në Ishem në vitin 1927 dhe në vitin 1934 ka filluar mesimet në shkollën e parë shqipe të Durrësit. Ne një bisedë me të, para se të ndahej nga jeta Fadili na tregonte se mësues i parë i kësaj shkolle ka qënë Asllan Ypi. Më pas kanë ardhur Riza Koshuni dhe Ndoc Gera nga Shkodra. Fadili kujton se dhe Ibrahim Kodra ka mësuar prane kësaj shkolle vitet e para. Për Ndoc Gerën, ish-nxënësi i tij kujtonte se ka qënë një prestigjator i shkëlqyer që ka ditur t’ua kthejë nxënësve orët e vështira të mësimit në një orë shlodhëse me numra nga më të larmishmit të cilat i ka parë më vonë kur është rritur në sallat e cirqeve moderne. Gjatë kësaj kohe, sipas Fadilit, në shkollë ka mësuar dhe Tinka Kurti me të vëllain Kolec Thanin të cilët banonin në Ishëm pasi babai i tyre ka qënë kryetar komune në vitet 30’.
Fadili shtonte se sa herë i bie rruga të kthehej në vendlindje ai ndjente një nostalgji të pakrahasueshme pranë shkollës së fëmijërisë. Por kur shih gjendjen reale ku ajo qe katandisur, dhimbja shpirtërore nuk shprehet dot me fjalë. Ajo ka qënë në ato vite ndërtesa më e bukur në qendër të Ishmit dhe të vjen keq thoshte më tëj ish-nxënësi i viteve ‘30 kur e shikon atë të rrënuar e të braktisur edhe nga kujdesi i ish nxënësve të saj që kanë marrë detyra zyrtare në Durrës e Tiranë. Me këtë Fadili nënkuptonte edhe krijimin e një lobi intelektualësh ishmakë për të mbledhur fondet e duhura për ripërtrirjen e saj me qëllim që brezat që do të vijnë të mos e humbin këtë monument me vlera të kulturës durrsake.

Shkolla në vitet e tranzicionit

Ndërtesa e shkollës së parë në Ishëm ka funksionuar si shkollë deri në vitin 2000 me 4 klasat e fillores. Shkolla e vjetër me gjithë oborrin prej 400 m2 dhe ish kopështin pranë ka funksionuar me klasa moderne. Tatëpjeta e saj ka filluar kur është bërë tranferimi i pronave shtetërore në njësitë vendore që tashmë quhen prona publike e që kanë kaluar në dispozicion të komunës.

Që pas këtij transferimi objektet kanë mbetur të shkreta dhe janë shkatërruar nga dita në ditë. Në vitin 2002-2003 ka qënë hartuar një projekt që ish-shkolla e vjetër të ndërtohej rishtas dhe të kthehej në qendër kulturore, ku ish- nxënësit e saj tashmë të moshuar të kalonin kohën e lirë duke lajtur domino në ndërtesën e pajisur me sallë lojrash, pushimi si dhe një bar me cmime të ulëta. Projekti i miratuar dhe nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve u harrua. Po ne fotot e reja të marra në Ishëm këto ditë, shkolla është rrënuar tashme. Si ka mbetur asgjë…

Nga shkolla e Ishmit kanë dalë me mijra nxënës. Ata kanë dhënë provime aftësie e talenti në fusha të ndryshme të dijes, por vetëm në provimin e ruajtjes së vlerave të shkollës së tyre të dashur, për fat të keq, duke parë gjendjen reale të shkollës së parë shqipe të Durrësit…të gjithë kanë mbetur në klasë! Të mos harrohet: 104 vite me parë, sipas historikut, kjo shkollë ishte ndërtuar me paratë e komunitetit të Ishmit. Askush nuk ka pasur tagër ligjor dhe moral ta shkatërrojë. /tesheshi.com/

Shpërndaje:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit