Transmetohet nga Ebu Musa el Esh’arij se Profeti, alejhi selam, ka treguar se para Kijametit do të shtohet el Harexh.
I thanë: “Çfarë është el Harexh?”
Tha Profeti, alejhi selam,: “Vrasja dhe gënjeshtra.”
I thanë: “A do të vriten njerëzit më shumë sesa vriten sot?”
Tha Profeti, alejhi selam,: “Nuk do të jetë njëlloj si vrasjet tuaja me pabesimtarët, por do të vriten midis tyre, derisa njeriu do të vrasë fqinjin e tij, vëllanë e tij, xhaxhain e tij dhe djalin e xhaxhait të tij.”
Thanë: “SubhanAllah! A do të kenë mend njerëzit atëherë?”
Tha: “Jo. Njerëzve në atë kohë do t’u mungojë mendja. Ata do të mendojnë se janë në të drejtën, por në realitet nuk janë në asgjë.”
(Ahmedi, saktësoi Shejh Albani)