Lideri koreano-verior, Kim Jong-Un inauguroi sot me një pompozitet të madh, para mediave të huaja, një kompleks rezidencial, një përpjekje për të pastruar imazhin e vendit, përfshirë nga kriza ndërkombëtare për programin bërthamore.
Kompleksi në rrugën ”Ryomyong”, që numëron 5 000 banesa, bashkon disa ndërtesa dhe kulla me forma të ndryshme.
Disa janë rrumbullake, të tjera katrore apo tetëkëndëshe.
Më e larta numëron 70 kate dhe kulmon në 234 metra.
Ky kompleks është ndërtuar jo shumë larg Pallatit të Diellit Kumsusan, ku ndodhen trupat e dy drejtuesve të parë të Koresë së Veriut, Kim Il-Sung dhe Kim Jong-Il, gjyshi dhe babai i liderit aktual, Kim Jong-Un.
Dhjetëra mijëra ushtarë, zyrtarë të regjimit u mblodhën sot në afërsi të kompleksit duke pritur mbërritjen e numrit një të regjimit, ndërkohë që luftanijet amerikane i afrohen gadishullit korean.
Duke u shprehur para turmës, kryeministri, Pak Pong-Ju i bëri elozhe Kim Jong-Un, para se të zbulonte se projekti përbënte domostrimin e frymës së përkushtimit të popullit dhe ushtrisë tonë për të zbatuar, çfarë do që të ndodhë, urdhërat e partisë si dhe një fitore kundër sanksioneve imperialiste.
Veriu është përfshirë nga shumë sanksione të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të programeve balistike dhe bërthamore të pazakonta. Dhe tensionet në gadishull janë përkeqësuar këto javët e fundit./SYRI

