‘’Hadithi i atij që gjeti një thesar në tokën që bleu nga një tjetër’’
Buhariu shënon; Na ka treguar Is’hak bin Nasri, e ky nga AbduRrezaku, e ky nga Meameri, e ky nga Hamami, e ky nga Ebu Hurejra, që përcjell se i Dërguari i Allahut [salAllahu alejhi ue selem] ka thënë;
‘’Një burrë i bleu një tjetri tokën e tij dhe blerësi në tokën e blerë gjeti një qyp me florinj.
Njeriu që bleu tokën i tha ish-pronarit të saj; ‘’Merri këta florinj nga unë, sepse unë të bleva vetëm tokën dhe jo florinjtë.
Por ai që i shiti tokën i tha; ‘’Unë të shita tokën dhe çfarë kishte në të.’’
Por ata të dy shkuan për të gjykuar tek një i tretë, që u tha; ‘’A keni fëmijë?’’ Njëri prej tyre tha; ‘’Kam një djalë’’ – ndërsa tjetri tha; ‘’Kam një vajzë.’’
Ai u tha; ‘’Martojeni djalin me vajzën, atë pasuri shpenzojeni për ata të dy dhe jepeni sadaka.’’
(E përcjell Buhariu në kreun e profteve me nr. 3472, Muslimi në kreun e gjykimeve )