0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Si është bërë kriza morale burim i krizave!?

Më të lexuarat

Simptomat që sot gjindemi në pozicion të një krizë morale dhe tretmani i saj
“Nese nuk turpërohesh, atëherë bëj ç’të duash!”- Muhammedi s.a.w.s.

Në vëndet postkonfliktuale me rënien e sistemit krijohet vakum ku në ketë fazë nuk ndjehet pothuajse fare dora e pushtetit të ri në shumë çeshtje, kurse në ketë situatë me vakum të ligjit, në shprehje do duhej të vie roli i ‘pushtetit të moralit’, por në ketë gjëndje të jashtëzakonshme, shpesh ndodhë që bie konsiderata për shumicën e normave morale të asaj shoqerie, nese ato nuk kanë bazament hyjnor, dhe rrjedhimisht shpesh e vjetra hudhet, ligji nuk funksionon dhe shoqeria përjeton një status quo të rrezikshme.
Në ketë periudhë kohore me vakum pushtetesh ligjore e morale që krijohet nga rënia, përkatësisht hudhja e tyre, ndodhin fenomene që nuk mund të quhen ndryshe përveç se #krizë #morale e asaj shoqerie, pasojat e së cilës i duhet kohë e gjatë shoqerisë t’i eliminoj.

 

Kjo krizë manifestohet në dy rrafshet:
■ Menyrën se si arrihet deri të pushteti dhe sjelljen e pushtetarit – ku:
– I padituri dhe jokompetenti merr detyra që nuk i takojnë, në forma që bien ndesh me normat ligjore e morale;
– Ai që merr përgjegjësi të caktuara, nuk i kryen ato, ose i kryen në formen më të keqe;
– Ai që i besohet një çeshtje, e keqperdorë atë;
– Si zyrtari ashtu edhe qytetari kur nuk shef pushtet të ligjit dhe të papërfillshëm atë të moralit, sapo t’i ipet mundësia keqpërdorë;
– Ai që thërret për ruajtje të rëndit e shkelë vetë atë, etj.
■ Qasja e qytetarit ndaj pushtetarit – që manifestohet me:
– Militantizëm të pakusht partiak – deri në atë masë saqe edhe shkelja e çdo norme ligjore e morale nga lideri e partia, nuk i zbraps – krizë morale edhe e tyre.
– ‘Nxënia e bishtit’ – kategori që janë korruptuar, kanë korruptuar, shkelin ligjet, marrin punë pa meritë(punojnë dhe hanë bashkë me hajdutët e pushtetit) etj. – edhe kjo është krizë morale!
– Përceptim të përçudnuar – ku bartësi i së keqës zakonisht puahtetari më nuk synohet të ndalet, por arritja e tij duke tejkalu normat shihet si zotësi e tij, veprimet e tij shpesh sherbejnë për argëtim, e jo rrallë edhe admirohen.
Pra, vijmë tek një gjëndje ku i kemi: njerëzit jokompentent duke i drejtuar punët e shoqerisë, gjejmë mos-zbatim të ligjit, korrupsion enorm, diferenca të thella mes të pasurve dhe të varfërve, i shofim duke bërë ligj njerëzit më të prishur të shoqërisë, dhe imagjinoni çfarë rregulli dhe ligjeve bëjnë të prishurit, i shofim ata që thirren në patriotizëm duke e vjedhë pasurinë e vëndit, etj. Pra, kemi një pllakosje të përgjithshme të shoqerisë dhe shtetit, dhe kriza të njëpasnjëshme, shumica si rrjedhim i krizes morale.
Ne keto rrethana me këto kategori, ardhmja e vëndit është goxha e pashpresë, pasiqe përkundër rritjes së nivelit të shkollimit të gjeneratave të reja, shumica prej tyre fatkeqësisht nuk dallojnë nga hajdutët senior, pasiqe edhe këto gjenerata po bëhen poaq keqpërdorues sa të vjetrat, dallimi i vetëm është në shuma(pra varesisht tek çfarë shume kanë pasë qasje këto dy kategori, aq është dallimi)pra, nuk ka shpresë së këto gjenerata do sjellin ndryshime të mëdha për të mirë, pasiqe sistemi ka prodhuar ketë kategori të diturish të pamoralshëm. Dhe përvoja ka treguar se nuk ka hajr të madh nga dy kategori:
– Nga i moralshmi injorant (pasiqe ky dëshiron me ba mirë, por nuk din dhe duke synuar të miren edhe mund të bëj dëm); dhe
– Nga i dituri i pamoralshëm (pasiqe ky në të shumten e rasteve atë dije e shfrytëzon në interes të tij përsonal). Andaj, pa u ndërlidhë dija dhe morali, asnjëherë nuk do arrihet ajo e deshiruara, kurse nuk mbahet mënd ndonjeherë qe kanë shkuar aq ndaras sesa sot këto të dyja!

 
Si do duhej vepruar në këto rrethana!?
Siq e dijmë kornizat morale të shoqerive kanë ardhë në forma të ndryshme, herë si vetëdije e lartë e shoqerive, herë të derivuara nga ligje dhe sisteme të ndryshme, por çdoherë rolin kryesor në vënien e kornizave bazike apo kodekseve morale e ka pasë #religjioni (“Nese nuk turpërohesh, atëherë bëj ç’të duash!”- Muhammedi).
Sot në Kosovë kemi arsim pa edukim, sot pothuajse të gjitha shtetet e përparuara e kanë edukaten fetare në sistemin arsimor, sigurisht ato shkolla mund të quhen në kuptimin e plotë institucione edukativo-arsimore. Nese ne jemi specie njerëzore sikurse edhe ato shoqeri, duhet të veprojmë njejtë sikurse ato, e jo për ne çdoherë të vlejnë zgjidhje sui generis.
Pra, për të zbutur sadopak problemin, jo për të berë mrekulli(pasiqe kanë shkuar gjenerata të tëra pa e marrë ketë edukim) duhet të #futet urgjentisht #edukata #fetare në #shkollat e Kosovës (jo për t’i bërë nxënesit hoxhallar e prifta sikurse mund ta kuptojnë soji i njerëzve sikurse ish-ministri i arsimit Enver Hoxhaj të cilët nuk e kanë idenë se çka është edukata fetare, por për të vënë korniza morale dhe krijuar qytetar të edukuar).
Normat morale që i vendos religjioni janë shumë më efikase sesa ato që i vendos komuniteti apo sistemi dhe ligji, pasiqe normat që burojnë nga ‘pushteti i besimit’, janë të destinuara të mos thyhen aq lehtë(sepse besimi dhe ndjesia që “Zoti shef çdo gjë” behët gardian i tyre), kurse ato që burojnë nga format tjera, nuk thyhen deri atëherë qe i ‘shef’ ligji apo shoqeria, aty ku nuk nuk i shofin ligji apo komuniteti, ato janë të destinuara të avullohen!

 
Sali Lajçi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit