Përcillet në dy “Sahihët” nga Ebu Hurejra – radijallahu anhu – se Profeti – alejhi selam – ka thënë:
“ Ai i cili thotë: la ilahe il-lallahu uahdehu la sherike lehu, lehul mulku ue lehul hamdu ue hue ala kuli shejin kadir, njëqind herë në ditë, shpërblehet njëjtë sikur të ketë liruar dhjetë robër, i shkruhen njëqind të mira, i fshihen njëqind të këqija, do të jetë mbrojtje për të atë ditë nga shejtani dhe askush nuk mund të vijë me punë më të mirë se ai, përveç atij që ka vepruar më shumë se kaq.”
(Buhariu dhe Muslimi)