Si iu caktohet njeriut Kaderi para se të lind
Thotë Muhammedi-paqa dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-:
“Kur t’i kalon farës(spermës në mitër)dyzet e dy netë, Allahu dërgon një melek që t’ja dhuroi pamjen dhe t’ja krijoi ndëgjimin, shikimin, lëkurën, mishin dhe eshtrat e tij.Pastaj Meleku pyet: O Zoti im! a djalë, apo vajzë? Pasi Allahu ia cakton gjininë si dëshiron dhe meleku e realizon atë, meleku përsëri pyet:O Zoti im! Egjeli i tij(sa do të jetë)?Allahu cakton sa dëshiron prap,dhe meleku atë e realizon.
Meleku pyet:O Zoti im! Rizku-furnizimi tij(sa do të jetë)? pasi që Allahu gjykon si të dëshiroi,dhe meleku e realizon gjykimin e Tij,në fund meleku del me një libër-fletushkë në dorën e tij që nuk shtohet më në të asgjë(për atë që do të lind,nëse do të lind)dhe nuk pakësohet asgjë”.
—————
Sahih(Muslimi)nga Hudhejfeh ibn Usejdi-r.a-.(Es-sahiha 2322).