Ekspertët e OPCW-së analizojnë mostrat nga sulmi kimik në Siri

Më të lexuarat

Hetuesit kanë filluar të analizojnë mostrat e marra nga sulmi me armë kimike në Han Shejhun të Sirisë, ditë më parë

– Delegacioni i Britanisë së Madhe pjesë e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) ka thënë në një njoftim në Twitter se drejtori i kësaj organizate i ka njoftuar se hetuesit kanë filluar të analizojnë mostrat e marra nga sulmi me armë kimike në Han Shejhun të Sirisë, ditë më parë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e publikuar në Twitter, delegacioni britanik thotë se drejtori i OPCW-së, Ahmet Uzumcu ka thirrur një takim urgjent të enjten nga shkaku se misioni për zbulimin e fakteve ka filluar mbledhjen e dëshmive lidhur për sulmin vdekjeprurës të 4 prillit në Han Shejhun, në të cilin sipas delegacionit, kanë humbur jetën rreth 90 persona.

Në publikimin në Twitter thuhet më tej se mostrat tashmë janë duke u testuar dhe se misioni pritet të raportojë gjetjet më së voni për tre javë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit