7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

A dëshirojnë perëndimorët paqe te muslimanët apo vetëm paqe me fitoren e miqëve të tyre “musliman”?

Më të lexuarat

Përmbledhje

 
Nuk ka dyshim se Islami bashkëkohor është në një gjendje të lëkundshme (jo të qëndrueshme), i përfshirë në një luftë të brendshme dhe të jashtme në lidhje me vlerat e tij, identitetin e tij, si dhe vendin e tij në botë. Versione të ndryshme (të Islamit) janë duke konkurruar për dominim shpirtëror dhe politik. Ky konflikt ka kosto të madhe, si dhe pasoja ekonomike, shoqërore, politike si dhe pasoja në siguri për pjesën tjetër të botës. Si pasojë e kësaj, Perëndimi është duke bërë përpjekje të shtuara që të pajtohet, ta kuptojë si dhe të ndikojë në përfundimin e kësaj lufte.

 
Është e qartë se Shtetet e Bashkuara, bota moderne e industrializuar, dhe pa dyshim komuniteti ndërkombëtar si tërësi dëshiron një bote Islame që është e përshtatshme me pjesën tjetër të sistemit botëror: demokratike, e shëndoshë ekonomikisht, e qëndrueshme politikisht, me shoqëri përparimtare, dhe që i ndjek rregullat dhe normat (standardet) e sjelljeve ndërkombëtare. Ata po ashtu dëshirojnë të parandalojnë një “luftë të qytetërimeve” në të gjitha variantet e saj të mundshme – nga rritja e trazirave vendore si shkak i konflikteve ndërmjet minoriteteve Myslimane dhe popullatës “vendase” në Perëndim, deri te rritja e militantizmit përgjatë botës Islame si dhe pasojat e tyre, paqëndrueshmëria dhe terrorizmi.

 
Prandaj duket e mençur që të nxiten faktorët brenda shoqërisë Islame që janë më të përshtatshëm me paqen globale dhe komunitetin ndërkombëtar si dhe janë miqësor ndaj demokracisë dhe modernizmit. Megjithatë, identifikimi i saktë i këtyre faktorëve dhe gjetja e mënyrës më të përshtatshme për bashkëpunim me ta nuk është gjithmonë e lehtë.
Kriza aktuale Islame ka dy përbërës kryesor: dështimi që të lulëzojë si dhe humbje e lidhjes me botën globale. Bota Islame është shquar me periudhë të gjatë të prapambeturisë si dhe të pafuqisë; janë ofruar zgjidhje të ndryshme sikurse nacionalizmi, pan-Arabizmi, socializmi Arab, revolucioni Islamik, por pa sukses, dhe kjo ka ndikuar në shfaqjen e zhgënjimit dhe zemërimit. Në të njëjtën kohë, bota Islame nuk është më në hap me kulturën bashkëkohore globale, që është një situatë e pakëndshme për të dyja anët.
Myslimanët nuk janë të një mendimi se çfarë duhet të bëhet në lidhje me këtë, ata po ashtu nuk janë të një mendimi se si duhet të duket shoqëria e tyre (pas përpjekjeve për zgjidhjen e problemit). Ne mund të dallojmë katër pozicione (grupe) thelbësore:
Fundamentalistët i kundërshtojnë vlerat demokratike dhe kulturën bashkëkohore Perëndimore. Ata duan një shtet autoritar, puritan (të striktë fetar) që implementon mendimet e tyre ekstreme rreth ligjit Islam dhe moralit. Ata janë të gatshëm të përdorin mjetet dhe teknologjitë moderne për të arritur qëllimin e tyre.
Grupet tradicionale dëshirojnë një shoqëri konservatore. Ata e shohin me sy të dyshimtë modernizmin, zhvillimin dhe ndryshimin.
Moderninstët dëshirojnë që bota Islame të bëhet pjesë e modernizmit global. Ata dëshirojnë ta modernizojnë dhe reformojnë Islamin që ta sjellin atë në hap me kohën.
Sekularistët dëshirojnë që bota Islame ta pranojë ndarjen në mes të kishës (fesë) dhe shtetit sikurse kjo është e dukshme tek demokracitë industriale Perëndimore, me kufizimin e fesë në sferën private.
Këto grupe mbajnë qëndrime dukshëm të ndryshme në çështjet thelbësore që diskutohen shumë në botën Islame sot, sikurse liria politike dhe personale, edukimi, pozita e grave, sjellja ndaj kriminelëve, nevoja për reformë dhe ndryshim, si dhe qëndrimi ndaj Perëndimit.
Fundamentalistët janë armiqësor ndaj Perëndimit dhe ndaj Shteteve të Bashkuara në veçanti si dhe janë të përqendruar, në shkallë të ndryshme, në dëmtimin dhe shkatërrimin e modernizmit demokratik. Përkrahja e tyre nuk është alternativë, përveç se për shkaqe të përkohshme taktike. Grupet tradicionale në përgjithësi kanë mendime më të buta (mesatare), mirëpo ka dallime të dukshme në mes të grupeve të ndryshme të grupeve tradicionale. Disa janë më afër fundamentalistëve. Asnjëra nuk e pranon me përzemërsi demokracinë moderne dhe kulturën dhe vlerat e modernizmit, dhe në rastin më të mirë, mund të bëhet një paqe jo e qetë me ta.
Modernistët dhe sekularistët janë më afër me Perëndimin sa i përket vlerave dhe politikave. Mirëpo, ata në përgjithësi janë në një pozitë më të dobët sesa grupet tjera, sepse u mungon mbështetja e fuqishme, burimet ekonomike, infrastruktura efektive, dhe platforma publike. Sekularistët, përveç se janë të papërshtatshëm si aleatë për shkak të përkatësive të tyre të gjëra ideologjike, po ashtu ky grup ka problem të komunikojë me pjesën e publikut mysliman tradicionalë.
Islami tradicional ortodoks, përmban elementë demokratikë që mund të shfrytëzohen për të kundërshtuar Islamin autoritar, dhe shtypës të fundamentalistëve, mirëpo nuk është e përshtatshme për të qenë përfaqësuesi kryesor i Islamit demokratik. Ky rol u takon modernistëve myslimanë, efikasiteti i të cilëve është i kushtëzuar nga disa kufizime që ky raport do ta shqyrtojë.
Për të nxitur një ndryshim pozitiv në botën Islame drejt demokracisë më të madhe, modernizmit, dhe përshtatjes me sistemin bashkëkohor ndërkombëtar, me Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin duhet të shqyrtohen në mënyrë shumë të kujdesshme se cilat elementë, trende dhe fuqi brenda Islamit ata duan të forcojnë; cilat janë synimet dhe vlerat reale të aleatëve dhe të përkrahurve të ndryshëm të mundshëm; si dhe cilat do të jenë pasojat e gjëra të përkrahjes së programeve të tyre përkatëse. Një qasje e përzier e përbërë nga elementet në vijim do të ishte qasja më efektive:
Së pari përkrahni modernistët:
o Publikoni dhe shpërndani punimet e tyre me kosto të subvencionuar.
o Nxitini ata të shkruajnë për masat e gjëra dhe për të rinjtë.
o Futini pikëpamjet e tyre në plan-programet mësimore Islame.
o Jepini një platformë publike.
o Bëjini mendimet dhe gjykimet e tyre në pyetjet themelore të çështjeve fetare në dispozicion për masat e gjëra dhe të jenë në konkurrencë me ato të fundamentalistëve dhe grupeve tradicionale, të cilët kanë Web faqe, shtëpi botuese, shkolla, institucione, dhe shumë mjete tjera për përhapjen e mendimeve të tyre.
o Vendoseni shekullarizmin dhe modernizmin si kundërkulturë për rininë e pakënaqur myslimane.
o Lehtësoni dhe nxitni një ndërgjegjësim për historinë dhe kulturën para-Islame dhe jo-Islame në media dhe planprogramet e shteteve përkatëse.
o Ndihmoni në zhvillimin e organizatave shoqërore, për promovimin e kulturës qytetare dhe mundësoni hapësirë që qytetarët e thjeshtë të mësohen dhe të njoftohen lidhur me proceset politike si dhe të shprehin mendimet e tyre.
Ndihmoni ‘tradicionalistët’ kundër fundamentalistëve:
o Publikoni kritikat e ‘tradiocionalistëve’ ndaj dhunës dhe ekstremizmit të fundamentalistëve; nxitni mospajtime në mes të tradicionalistëve dhe fundamentalistëve.
o Dekurajoni aleancat në mes të tradicionalistëve dhe fundamentalistëve.
o Nxitni bashkëpunim në mes të modernistëve dhe tradicionalistëve të cilët janë më afër pjesës moderniste të spektrit.
o Në vende të caktuara, mësojini tradicionalistët që të jenë më të përgatitur për debate kundër fundamentalistëve. Fundamentalistët shpesh janë më të aftë retorikisht, ndërsa tradicionalistët praktikojnë gjuhën e “Islamit të popullit”. Në vendet si Azia Qendrore, ata duhen të mësohen dhe trajnohen në lidhje me Islamin ortodoks që të jenë të aftë ta mbrojnë mendimin e vet.
o Rrisni praninë dhe imazhin e modernistëve nëpër institucionet e tradicionalistëve.
o Bëni dallime (diskriminoni) në mes të sektorëve të ndryshëm të tradicionalizmit. Nxitni ata që kanë më shumë prirje për modernizëm, sikur që është shkolla juridike Hanefi, kundër tjerave. Nxitni këta që të japin konkluzione fetare dhe popullarizoni këto që ta dobësoni autoritetin e konkluzione të prapambetura fetare të frymëzuara nga Vehabitë. Kjo lidhet me financimin: paratë e Vehabive shkojnë në përkrahjen e shkollës juridike konservatore Hanbeli. Po ashtu ka lidhje me diturinë: Pjesët më të prapambetura të botës Islame nuk janë vetëdijshëm (të informuar) për zhvillimin e aplikimit dhe interpretimit të ligjit Islam.
o Nxitni popullaritetin dhe pranimin e gjerë të Sufizmit.
• Kundërvihuni dhe kundërshtoni fundamentalistët:
o Kundërshtoni interpretimin e tyre të Islamit dhe vëni në dukje pasaktësitë e tyre.
o Shfaqni lidhjet e tyre me grupe dhe aktivitete ilegale.
o Publikoni pasojat e akteve të tyre të dhunshme.
o Vërtetoni paaftësinë e tyre për të sunduar, dhe për të arritur zhvillim pozitiv të shteteve dhe komuniteteve të tyre.
o Përhapni këto porosi sidomos tek të rinjtë, tek popullatat e devotshme tradicionale, tek minoritetet myslimane në Perëndim, dhe tek femrat.
o Shmanguni shfaqjes së respektit apo mahnitjes për aktet e dhunshme të ekstremistëve dhe terroristëve fundamentalistë. Paraqitni ata si njerëz të çrregulluar dhe frikacakë, e jo si heronj të këqij.
o Nxitni gazetarët të hulumtojnë rastet e korrupsionit, hipokrizisë, dhe imoralitetit në rrethet fundamentaliste dhe terroriste.
o Nxitni në përçarje në mes të fundamentalistëve.
• Përkrahni në mënyrë selektive sekularistët:
o Nxitni pranimin e fundamentalizmit si armik i përbashkët, dekurajoni aleancat e sekularistëve me forcat anti-SHBA (Shtetet e Bashkuara) në çështje të tilla sikurse nacionalizmi dhe ideologjitë e majta.
o Përkrahni idenë se feja dhe shteti mund të jenë të ndara edhe në Islam dhe kjo nuk e rrezikon fenë, por në fakt, mund ta forcojë atë.

Cilado qasje apo kombinim qasjesh që zgjedhet, ne rekomandojmë që të bëhet me kujdes të madh, duke marrë parasysh peshën e veprimeve të caktuara; qasjen që do të ketë pozicionimi i politik-bërësve të Shteteve të Bashkuara në lidhje me këto veprime; pasojat e këtyre veprimeve për aktorët e tjerë myslimanë, duke përfshirë mundësinë e rrezikimit dhe diskreditimit të vetë grupeve dhe njerëzve që ne dëshirojmë ti ndihmojmë; si dhe mundësitë dhe pasojat e mundshme të padëshiruara të përkrahjes dhe pozicionimit që mund të duket e duhur në planin afatshkurtër.

RAND CORPORTAION

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit