Gjykimi islam rreth mbytjes së insekteve
Pyetja: Insektet të cilat gjinden nëpër shtëpi, siç janë milingonat, furrtaret, buburrecat dhe insektet të tjera të ngjashme me këto… a lejohet mbytja e tyre me ujë, me djegje apo çfarë të veproj kundër tyre?
Përgjigjeja: Në qoftë se këto insekte shkaktojnë dëme nëpër shtëpi, pra, dëme të përgjithshme, lejohet nga legjislacioni fetar mbytja e tyre, por, pa djegje, por me mënyra të tjera të mbytjeve.
Profeti i Islamit Muhammedi (paqja dhe mëshira qofshin mbi të!) thotë: “Pesë dëmtorë mbyten: Sorra, grabitqari, miu, akrepi dhe qeni vicioz apo i egër”!
Pra me këtë hadith, Profeti Muhammed, na tregon se këto janë dëmtore, ndaj dhe ka dhënë leje që ato të ekzekutohen. Njashtu edhe kur është në pyetje mbytja e insekteve, të cilat bëjnë dëme dhe ngacmime, lejohet mbytja e tyre.
Dijetari Abdulaziz Ibën Baz [përmbledhja e fetvave]
Përktheu: Agron Islami