-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Me shami dhe pilote!

Më të lexuarat

I pari personel avioni vetëm me pjesëtare femra ka hapur së fundmi një linjë fluturimesh, të quajtur Royal Brunei Airlines.

Është një moment historik për botën e aviacionit, jo vetëm sepse këto femra bënë uljen e tyre të parë në Arabinë Saudite.

Vitet e fundit është rritur aspirata e femrave për t’u bërë pilote dhe shumë linja fluturimi janë duke marrë në punë vajza të reja, të cilat kanë mbaruar shkëlqyeshëm shkollat e aviacionit. Aktualisht janë 4,000 pilote femra në botë, nga 130,000 gjithsej, pra rreth 3% e pilotëve që operojnë për momentin në linja fluturimi.

Drejtuesja e kësaj linje me personel femra është kapitenia Czarena, e cila në vitin 2012 ka bërë histori duke qenë femra e parë që ka ndërmarrë një fluturim për në Azinë Juglindore.

Linja e fluturimeve Royal Brunei inkurajon të gjitha femrat që duan të bëjnë karrierë si pilote avioni të mos e lënë ëndrrën e tyre, por të studiojnë shumë dhe një ditë të bëhen pjesë e personelit si vajzat e tjera.

“Ne duam t’i tregojmë botës se gjenerata e re do të ketë kushte, hapësira dhe mundësi të barabarta për femrat dhe meshkujt. Nëse një femër ëndërron të bëhet pilote, ajo mundet!” – ka deklaruar shumë krenare kapitenia.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit