-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Kapet rrjeti kriminal italo – shqiptar i kartelave bankare

Më të lexuarat

Policia italiane ka ndaluar rrjetin kriminal italiano- shqiptar që merrej me falsifikimin e kartelave bankare dhe kryerjen e transfereve ilegale.
Policia italiane theksoi se janë ndaluar dy shqiptarë, ndërsa shtatë veta janë në arrati. Koka e këtij grupi kriminal dyshohet të jetë një italian, i cili organizonte dhe vepronte me grupin në regjionet e Umbria, Piemond dhe Laitum, informon INA.

Për përfshirje në këtë grup dyshohen edhe shtetas të tjerë italian të punësuar në institucione bankare, kreditore dhe ndërmarrje që merren me prodhimin e kartelave. Dy shqiptarët e ndaluar nga policia kanë pranuar se ata merrnin vetëm 6000 euro në muaj për punën e tyre të caktuar që e bënin.

Gjatë këtij operacioni të gjerë, janë ndaluar edhe 13 italian, që nuk kanë pranuar lidhjen e tyre me rrjetin kriminal. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit