-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Takimi ministror i G7, pa sanksione të reja ndaj Rusisë

Më të lexuarat

Sesioni i shtatë i vendeve të industrializuara (G7) dhe Bashkimit Evropian (BE) në nivelin e Ministrave të Jashtëm nisi dje në qytetin italian Lucca

Propozimi i Britanisë së Madhe për sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të mbështetjes së regjimit të Bashar al-Asad në Siri nuk është miratuar në seancën e sotme të ministrave të Jashtëm të shtatë vendeve të industrializuara (G7) dhe Bashkimit Evropian (BE), raporton (AA).

Angelino Alfano, shefi i diplomacisë italiane në lidhje me këtë ka deklaruar se “Rusia në lidhje me këtë çështje nuk mund të lihet mënjanë”.

Sesioni i shtatë i vendeve të industrializuara (G7) dhe Bashkimit Evropian (BE) në nivelin e ministrave të Jashtëm nisi dje në qytetin italian Lucca.

Në këtë sesion, përveç nikoqirit, ministrit të Punëve të Jashtme Angelino Alfano, morën pjesë edhe homologët e tij të SHBA-të Rex Tillerson, ai i Britanisë së Madhe Boris Johnson, i Gjermanisë Sigmar Gabriel, Francës Jean-Marc Ayrault, i Japonisë Fumio Kishida, i Kanadasë Chrystia Freeland dhe Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogherini.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit