-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rama për Vetingun: Opozita e bllokon, por s’e pengon dot

Më të lexuarat

Si kundërpërgjigje ndaj fjalës së kreut të Opozitës, Lulzim Bashan ë çadrën e protestës, u duk postimi i radhës së kryeministrit Rama në rrjetet sociale. duke iu referuar seancës së pasdites së sotme në Kuvend, Rama shkruan se me këtë seancë nis rruga e vetingut.

“Sot në Kuvend nis rruga e Vetingut! Mund ta bllokojnë përkohësisht po s’do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e Drejtësisë”, shkruan Rama në Tëitter.

Ndërkaq, mësohet se kreu i Kuvendit Ilir Meta e ka thirrur seancën e posaçme këtë pasdite për ngritjen e komisioneve të vetingut.

PS ka dërguar dy propozime për komisionin e parë. Deputetët Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja janë dy deputetët që vijnë nga selia rozë, ndërkohë LSI më herët ka propozuar emrin e Luan Ramës për të qenë pjesë e komisionit ed hoc për verfikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këto tre propozime plotësojnë vendet e mazhorancës, ndërkohë opozita ka bërë të qartë se nuk do të dërgojë asnjë emër.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit