Na kishin premtuar se nuk do të ndodhte kurrë më!
Pas sulmit me armë kimike në Idlib -Thirrje per te mos heshtur!
Të dashur miq,
Tashmë të gjithë keni degjuar dhe i keni parë lajmet për sulmin me armë kimike në Khan Sheikhoun,në veri të Sirisë.
Dëshmitarët okularë kanë numëruar mbi 100 të vdekur nga gazi helmues i cili shpërtheu pas bombardimeve nga regjimi sirian. Shumica e viktimave janë të moshuar, fëmijë të vegjël dhe njerëz të pamundur. Këta janë edhe më të ndjeshmit e të parët që vdesin nga pasojat e sulmit kimik.
Menduam se i kishim hequr qafe armet kimike, sidomos gazin Sarin. Na ishte premtuar se nuk do të përsëritej më e njëjta tragjedi. Kjo ishte konsideruar si vija e kuqe. Liderët botërorë dolën vetë garant.
Sot, liderët botërorë janë mbledhur për të diskutuar mbi atë që ka ndodhur, duke e konsideruar ngjarjen si “një krim lufte”. Por këta janë të njejtët që tashmë diskutojnë për një të ardhme për Sirinë me Asadin, i cili ishte përgjegjës për një sulm të ngjashëm në vitin 2013. Asgjë nuk po bëhet për t’i vënë autorët përpara përgjegjësisë.
Atëherë, ajo çka na mbetet të bëjmë është që t’i përdorim rrjetet sociale për pak humor të zi për t’i vënë në lojë këta klloun të politikës botërore.
Politikanët janë të fiksuar me profilet e tyre në rrjete sociale, prandaj le t’i përdorim ato për të ndërgjegjësuar njerëzit për atë që po ndodh. Por pa anashkaluar përpjekjet tona në botën reale.
“Nëse nuk keni mundësi ta ndryshoni të keqën me dorë, të paktën ndryshojeni atë me gojë” – thënie e Profetit Muhamed!
Ju faleminderit!