Në Panairin i cili është organizuar nga Ministria e Kulturës të Rripit të Gazës janë prezantuar rreth 20 shtëpi botuese dhe shoqata kulturore
GAZA (AA) – Pas një mungese katër vjeçare në Rripin e Gazës, i cili është i rrethuar nga Izraeli, sërish është hapur Panairi i Librit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Panairin i cili është organizuar nga Ministria e Kulturës të Rripit të Gazës janë prezantuar rreth 20 shtëpi botuese dhe shoqata kulturore.
“Rrethimi izraelit i Gazës pengon që në panairet të cilat ne duam të hapim të marrin pjesë njerëz nga jashtë ndërsa është vështirësuar edhe organizimi i panaireve ndërkombëtare në zonën në fjalë”, tha Saban Hassuna, drejtor i Shoqatës kulturore “Doha”.
Hassuna tha se qëllimi i këtyre aktiviteteve është që të ndihmojë komunitetin palestinez për të kapërcyer pengesat me të cilat ballafaqohen njerëzit duke i inkurajuar për të lexuar.
Sipas tij, në kundër të panairit ka dhe një pjesë teatrale ku aktorët marrin pjesë në aktivitete të ndryshme.
Panairi do të jetë i hapur deri më 15 prill.