Është thënë: Atij që ulet me tetë lloje të njerëzve, Allahu i Lartësuar ia shton tëtë gjëra:
- Atij që ulet me të pasurit, Allahu i Lartësuar ia shton dashurinë dhe dëshirën për dynjanë.
- Atij që ulet me të varfrit, Allahu i Lartësuar ia shton falënderimin ndaj Tij dhe razinë (kënaqësinë) më atë që Allahu i Lartësuar e ka ndarë për të.
- Atij që ulet me sulltanin (mbretin), Allahu i Lartësuar ia shton kibrin (kryelartësinë), dhe ia ngurtëson zemrën.
- Atij që ulet me gratë, Allahu i Lartësuar ia shton xhehlin (injorancën) dhe pasionin.
- Atij që ulet me fëmijën, Allahu i Lartësuar ia shton argëtimin dhe shakanë.
- Atij që ulet me gjynahmëdhenjtë, Allahu i Lartësuar ia shton guzimin dhe trimërinë për të bërë mëkate dhe gjynahe, dhe ia vonon teubesn (pendimin).
- Atij që ulet me salihinët (punëmirët), Allahu i Lartësuar ia shton dëshirën për të kryer vepra të mira.
- Atij që ulet me ulematë (dijetarët), Allahu i Lartësuar ia shton ilmin (dijen) dhe ver`in (frikërespektin).
Shkëputur nga libri “Muhtesaru tenbihi-l-gafilin”.
Autor: Ebu el-Lejth es-Semerkandi
Përktheu: Burim Koçinaj