Ish-ministri i jashtëm francez Alen Zhupe deklaroi se presidenti francez Francua Holonde duke lejuar nisjen e operacioneve nga toka kundër Malit, vë në rrezik serioz jetën e forcave franceze.
Sipas tij Mali ka qenë një prej kolonive të Francës dhe futja e trupave franceze në këtë vend, padyshim që nuk mirëpritet nga populli i Malit. Me këtë veprim Franca ka vënë në rrezik trupat e saj, tha për France 24 Alen Zhupe.