Agjencia informative Bloomberg citon presidentin amerikan Barak Obama të ketë thënë se Izraeli nuk e di se cila çështje është në interes të tij.
Sipas radios së regjimit sionist, kryeministri i këtij regjimi, Beniamin Netanjahu gjatë një vizite në një bazë ushtarake në jug të Izraelit, iu përgjigj deklaratës së presidentit amerikan dhe tha: Izraelitet e dinë më mirë se çdo kush tjetër se çfarë është dhe çfarë nuk është në interes të tyre. Ne përgjatë katër viteve të kaluara jemi përballur me presione të ndryshme dhe kemi ruajtur interesat e jetësore të Izraelit dhe sigurinë e tij, pretendoi Beniamin Netanjahu.