Turqia dënoi ashpër sulmet me armë kimike në Idlib të Sirisë

Më të lexuarat

Institucionet dhe ministrat turq dënuan ashpër sulmet me armë kimike në Idlib të Sirisë, ndërsa u bënë thirrje shoqërisë dhe organizatave ndërkombëtare për të hetuar sulmet në fjalë.

Turqia dënoi ashpër sulmin e regjimit të Esadit me armë kimike në Idlib, ndërsa bëri të ditur se organizatat ndërkombëtare duhet ti hetojnë menjëherë këto lloj sulmesh.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet se “Dënojmë ashpër sulmet e forcave ushtarake të regjimit të ndërmarra në zonën Han Shejhun të provincës së Idlibit në Siri, sulm ky i cili mori jetët e dhjetëra personave të pafajshëm shumica e të cilëve ishin fëmijë”.

Pamjet dhe informatat e marra nga Han Shejhun janë dëshmi se regjimi i Esadit bën shkelje të hapur të rezolutave nr. 2118 dhe 2209 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për përdorimin e armëve kimike.

Në deklaratë në mes tjerash thuhet: “Presim që shoqëria ndërkombëtare të reagoj ndaj këtyre sulmeve, ndërsa nga organizatat ndërkombëtare me në krye Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike të fillojnë me hetime të menjëhershme të këtij sulmi dhe të sulmeve tjera të ngjashme të ndërmarra në të kaluarën e afërt. Ndërkaq u bëjmë thirrje palëve me ndikim tek regjimi sirian të përmbushin përgjegjësitë e tyre për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve në fjalë, të cilat si objektiv marrin civilët dhe që paraqesin shkelje të rënda të armëpushimit”.

Edhe zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin deklaroi se sulmi me armë kimike në Siri, duhet të vlerësohet në kuadër të krimeve të luftës dhe të krimeve ndaj njerëzimit.

Duke e bërë të ditur se Sirinë e dënojnë në mënyrë më të ashpër, Ibrahim Kalin tha se këto sulme, të cilat tanimë kanë marr një trajtë rutine, janë tregues i qartë se sa i drejtë ka qenë qëndrimi i Turqisë ndaj krizës së Sirisë.

Ndërkaq Ministri i Integrimit Evropian dhe kryenegociatori, Omer Çelik në postimin e tij të bërë në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me sulmin shkruan se “Në Siri nuk masakrohen vetëm njerëzit, por i tërë njerëzimi. Edhe sa fëmijë duhet të vdesin për të ndalur këtë masakër?”

Në anën tjetër numri i të prekurve nga sulmet me armë kimike në Idlib, të cilët erdhën në Turqi për kurim, doli në 32.

Mësohet se edhe dy persona në gjendje të rëndë nuk arritën të shpëtohen.

Sirianët e ardhur në kalimin kufitar Cilvegozu, hyjnë të Turqi pas kontrollit të parë të ekipeve shëndetësore të veshura me veshje të posaçme për mbrojtje nga sulmet kimike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit