3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

FH: Shqipëria dhe Kosova me ende jo plotësisht të lira

Më të lexuarat

Raporti i fundit i “Freedom House” radhiti Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve me liri të pjesshme. Sipas kritereve të “Freedom House”, vend me liri të pjesshme cilësohet shteti që ka kufizim të respektimit të lirive politike dhe atyre civile.

Shtetet e tilla vuajnë shpesh nga një mjedis i korruptuar, sundimi i dobët i ligjit, grindjet fetare e etnike dhe nga dominimi i skenës politike nga një parti e caktuar.

Vlerësimi i shkallës së lirisë në botë bëhet në bazë të drejtave politike e të drejta civile.

Vlerësimet nga 1 deri në 2.5 vlejnë për vendet e lira, nga 3 në 5 vendet me liri të pjesshme dhe nga 5.5 në 7 vendet jo të lira.

Shqipëria krahasuar me një vit më parë, ndodhet pothuajse në shkallën e njëjtë të vlerësimit. Sivjet ajo ka marrë notën 3 për dallim nga një vit më parë kur ishte vlerësuar me 3.5.

Kosova ndërkaq ka vlerësime të njëjta në dy shtyllat kryesore që, sipas Freedom House, përcaktojnë lirinë e një vendi. Ajo edhe sivjet ka marrë notën 5 për të drejtat politike dhe 4 për liritë civile.

Nga vendet e rajonit, bashkë me Shqipërinë dhe Kosovën, në radhën e vendeve me liri të pjesshme janë edhe Bosnja dhe Maqedonia.

Ndërsa, Serbia, Kroacia e Mali i Zi, radhiten në mesin e vendeve të lira.

Raporti vlerëson se numri i vendeve të lira në vitin 2012 ishte 90, apo 46 për qind e 195 shteteve në botë. Numri i vendeve me liri të pjesshme është 58 apo 30 për qind të shteteve të përfshira në vlerësim, ndërsa 47 vende apo 24 për qind e vendeve në botë, janë jo të lira.

Në raport thuhet se ky është viti i shtatë me radhë që liria në botë shënon rënie.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit