9.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Masa ekstreme: Gjermania, gjoba deri 50 milionë euro për gjuhën e urrejtjes dhe lajmet e rreme në Facebook

Më të lexuarat

Gjermania është duke miratuar legjislacionin që kërcënon gjigandë të teknologjisë, si Facebook Inc., me gjoba deri në 50 milionë Euro, nëse këto kompani nuk u japin përdoruesve zgjedhjen për t’u ankuar, në lidhje me gjuhën e urrejtjes apo lajmet e rreme, ose refuzojnë të heqin përmbajtje të paligjshme.
Kabineti i Kancelares Angela Merkel mbështeti sot një ligj, i cili do të detyrojë gjithashtu kompanitë të pastrojnë përmbajtje që është shenjuar si pornografi me fëmijë apo që nxisin terrorizmin – dy kategori këto që i janë shtuar draftit origjinal. Zyrtarët përgjegjës të korporatave rrezikojnë gjoba të veçanta, që shkojnë deri në 5 milin Euro. Nëse miratohet në Parlament, kjo masë do të jetë më e ashpra e miratuar, me të cilën përballet Facebook.
“Ofruesit e rrjeteve sociale janë përgjegjës, kur platforma e tyre keqpërdoren për të propaganduar krime urrejtjeje dhe lajme të rreme”, deklaroi Ministri i Drejtësisë, Heiko Maas. Qëllimi është që të detyrohen rrjetet sociale të vënë në zbatim ligjet ekzistues në Gjermani, për përmbajtjen e paligjshme, “shpejt dhe plotësisht”, tha ai.
Koalicioni qeverisës i Angela Merkelit, që përfshin dy partitë më të mëdha në vend, po rrit presionin mbi rrjetet sociale që të frenojnë përhapjen e lajmeve të rreme dhe postimeve dashakeqe, përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 24 shtatorit në Gjermani. Facebook ka afro 29 milionë përdorues në Gjermani, dhe më parë ka thënë se do të punojë me kontrollues të pavarur të fakteve në vend, për të identifikuar lajmet e rreme dhe për t’i shoqëruar këto lajme me një paralajmërim për lexuesit. /bota.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit