Nëse do të preferoni që studimet ti vazhdoni në Universitetin e Stambollit, përveç karrierës akademike ju pret edhe një jetë e larmishme studentore, pasi kampusi ndodhet në lagjen më të vizituar nga turistët.
Universiteti i Stambollit ndodhet në Gadishullin Sarayburnu, i njohur ndryshe si Stambolli historik, qyteti i themeluar nga Konstandini i Madh. Sarayburnu është një gadishull i rrethuar me muret e vjetër të Stambollit dhe gjendet në pjesën evropiane të qytetit. Në veri ndodhet Briri i Artë, në lindje Ngushtica e Stambollit dhe në gadishulli jug kufizohet me Detin Marmara (një det i brendshëm në Turqi). Ndërsa në pjesën më të ngritur të Gadishullit Sarayburnu qëndron Universiteti i Stambollit bashkë me Xhaminë e Sulejmanit dhe Kullën e Bajazitit (një kullë vrojtimi për zjarret), e cila dominon siluetën veriore dhe jugore të Stambollit. Sarayburnu është njëherësh edhe zona ku ndodhen Shën Sofia, Sternat e Mbuluara (Cisterna e Bazilikës) dhe sarajet e Topkapisë. Këtu ndodhet edhe stacioni i trenit “Sirkeci”, pikënisja dhe stacioni i fundit i rrjetit evropian të trenave.
Për herë të parë në këtë zonë Universiteti i Stambollit është krijuar në vitin 1321. Në fillimet e tij ka qenë një institucion arsimor i fokusuar në degët mjekësi, drejtësi, letërsi dhe filozofi. Një ditë pas ngadhënjimit të Stambollit më 1453 merret vendimi për të ngritur këtu një universitet. Në vitin 1470 në këtë zonë pranë Xhamisë Fatih ndërtohet edhe një Medrese-Universitet me emrin “Sahn-i Seman”. Në atë periudhë është ndërtuar me urdhër të Sulltan Fatihut edhe porta monumentale e Universitetit të Stamboll, të cilën mund ta shikoni kur të vizioni qytetin.
Në vitin 1933, në periudhën e Republikës, universiteti i parë dhe i vetëm i vendit në atë kohë riorganizohet me kujdesin e veçantë të Ataturkut. Shumë profesorë që ishin larguar nga tirania hitleriane në Evropë erdhën në Turqi dhe e vazhduan këtu detyrën e lektorit. Në vitin 2011 Universiteti i Stambolli ka qenë universiteti i vetëm nga Turqia që hyri në listën e 500 universiteteve më të mira të botës. Njëherësh ky universitet renditet ndër 100 universitetet më të mira të rajonit të Azi-Paqësorit. Në këtë universit sot i vazhdojnë studimet 88 mijë studentë në të gjitha nivelet (shkolla të larta e institute, Bachelor dhe master). Procesi i mësimdhënies realizohet nga më shumë se 12 mijë pedagogë dhe punonjës shkencorë e lektorë.
Nëse do të preferoni që arsimin e lartë ta vazhdoni në Universitetin e Stambollit, ku leksionet janë në gjuhët turqisht dhe anglisht, një informacion më të zgjeruar në lidhje me këtë institucion mund të merrni në adresën e tij në internet: www.istanbul.edu.tr Shansi për të studiuar në zonën historike më të populluar të Stambollit dhe që thith më shumë turistë është në dorën tuaj. Në vendet ku do të vendoseni ju mund të shkoni me linja të shumta transporti si: metro, tren i shpejtësisë së lartë, autobus dhe traget. Mos harroni që nëse do të studioni në Universitetin e Stambollit, gjatë pushimit të drekës mund të shkoni për shëtitje në sheshin ku ndodhet Shën Sofia dhe Xhamia e Sulltan Ahmetit (Xhamia Blu), pasi në këto vende turistike mund të shkoni në këmbë për 10 minuta. Në Turqi, ku studentët e huaj trajtohen me mikpritjen turke, mund të bëni një jetë studentore të qetë, pa u përballur me asnjë dallim ngjyre, gjuhe, origjine etnike dhe pa u përballur absolutisht me ndonjë ndërhyrje në mënyrën e jetesës apo veshjes. Në shkrimin e ardhshëm do t’ju prezantojmë një universitet tjetër turk.