-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Rreziku nga smartfonët, tabletat dhe laptopët

Më të lexuarat

Njerëzit rrezikohen nga përdorimi i smartfonëve, tabletave dhe laptopëve pasi mbarojnë punë në zyrë, sipas Shoqatës së Fizioterapistëve.

Specialistët thonë se njerëzit janë bërë “skllevër të ekranit” dhe shpeshherë punojnë rrugës për në punë apo në kthim, sikurse edhe pasi kthehen në shtëpi. Shoqata thekson se qëndrimi i gabuar ulur gjatë përdorimit të këtyre pajisjeve mund të shkaktojë dhimbje të shpinës dhe qafës.

Në këto kushte, këshillohet që njerëzit të mësojnë të fikin mjetet e tyre personale të komunikimit. Një vëzhgim i realizuar online nga Shoqata e Fizioterapistëve me 2 100 punonjës zyre doli në përfundimin se dy të tretat e të pyeturve vazhdonin punën edhe pas orarit të zyrës. Organizata bëri të ditur se njerëzit merren me pajisjet elektronike mesatarisht dy orë në ditë përtej orarit fiks të punës, fakt që konsiderohet shqetësues.

Sipas studimit, fluksi i madh i punës dhe presioni më i vogël pas orarit fiks ishin dy arsyet kryesore për orët shtesë./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit