7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Përleshje në CDU të Merkelit rreth “ligjit për islamin”

Më të lexuarat

Qeveria gjermane e hodhi poshtë propozimin sipas të cilit Bundestagu duhet të sjellë ligj të veçantë me të cilin do të rregullohet puna e organizatave fetare myslimane në Gjermani. Kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila është lidere e Unionit Demokratik Kristian (CDU), është kundër propozimit të bashkëpunëtorit të saj të afërt dhe anëtar i trupit ekzekutiv i partisë Jens Shpan, i cili javën e kaluar propozoi legjislativë për kontroll më të madh të organizatave islamike dhe imamëve në vend. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Berlini, Merkel është kundër ligjit i cili midis temave tjera parashikon ndalesë të financimit të huaj të organizatave islamike dhe vendosje të “taksës në kisha”, aq sa paguajnë pjesëtarët e kishës ungjillore dhe katolike me çka do të mundësohet financim shtetëror të organizatave islamike fetare. Qeveria nuk i pranon as propozimet me të cilat besimtarët myslimanë, të cilët janë pacientë në spitalet ose të burgosur duhet të marrin shërbim fetar nga priftërinjtë islamikë. Zëdhënësi i Qeverisë gjermane Shtefan Zajbert sot në konferencën e rregullt për shtyp deklaroi se ligji i tillë nuk është çështje për të cilën në përgjithësi duhet të bisedohet sepse liria religjioze është e garantuar në pajtim me kushtetutën gjermane. Sipas sondazhit të televizionit shtetëror ARD, Islami i i cili predikohet në disa xhami gjermane është shumë më kontrovers sesa në numrin e madh të vendeve myslimane.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit