Pas tentativës së grusht shtetit në Turqi më 15 korrik të vitit të kaluar, nga organizata terroriste FETO, njoftohet se 678 shtetas të Turqisë kanë bërë kërkesë për azil në Belgjikë
BRUKSEL (AA)- Pas tentativës për grusht shteti në Turqi më 15 korrik të vitit të kaluar, nga organizata terroriste FETO, njoftohet se 678 shtetas të Turqisë kanë bërë kërkesë për azil në Belgjikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve të gazetave “Het Laatste Nieuws” dhe “De Morgen” në Belgjikë thuhet se numri i kërkesave për azil të shtetasve turq për në Belgjikën ka shënuar një rritje në nivel rekord.
Sipas këtyre lajmeve, në vitet e kaluara 300 shtetas të Turqisë kishin kërkuar azil në Belgjikë, kurse ky numër në 8 muajt pas tentativës së grusht shtetit të Organizatës Terroriste FETO/PDY është rritur për 123 për qind, duke arritur në 678.
Në lajmin ku theksohet se azilkërkuesit kanë profesione si avokatë, gazetarë, prokurorë, ushtarë, biznesmenë dhe mësimdhënës, njoftohet se shumica e këtyre personave kanë lidhje me organizatën terroriste FETO.
Po ashtu thuhet se anëtarët e FETO-s të cilët kanë bërë kërkesa për azil, kanë kërkuar edhe ndërrimin e emrave të tyre në Belgjikë për mos t’u njohur.