-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Tetova si Las Vegasi, fëmijët Tetovar dita ditës ngelin pa bukë!!!

Më të lexuarat

Qytetarët e Tetovës çdo ditë përballen me shumë vështirësi se si ta nxjerin bukën e gojës gjatë gjith muajit, tani si është hapur koha ka dalë dielli kanë filluar të dalë edhe ekipi i inspekcionit nëpër Tetovë, njofton Televizioni Koha.

Shumica e Tetovarëve posedojnë shitore të thjeshta të cilët mbajnë familje nga po ato biznese të vogla që i kanë, por inspekcioni nuk i len rehat duke ju kërkuar shum gjëra si kasë fiskale, firmë, puntorët e punësuar, thuajnë për Televizionin Koha shitësit e dyqaneve.

Disa qytetarë Tetovarë të revoltuar për Televizionin Koha u shprehën se pse inspekcioni nuk vrapon pas Casinove ku Tetova është shëndruar si Las Vegasi, dhe pas bastoreve pa leje pune, që çdo ditë hapen edhe nëpër çdo lagje nëpër qytet, ku nëse i llogaritni numrin e Casinove dhe Bastoreve nëpër Tetovë arrijnë mbi 100.

Situata aspak nuk është ndryshe edhe në fshatrat e pollogut disa banor enkas për Televizionin Koha thanë se nga dita e parë që janë hapur këto bastore në fshtarat e tyre janë shtuar edhe vjedhjet.

Qytetarët pyesin se si arijnë këto casino dhe bastore të marrin lejen e punës, por edhe nëse nuk posedojnë leje pse inspekcioni i të hyrave publike nuk vrapon për mbylljen e tyre, sepse i rrjepën qytetarët dhe riniën.

Qytetarët janë të revoltuar edhe me Komunën e Tetovës dhe kryetaren Teuta Arifi e pyesin pse nuk merr masa për mbylljen e tyre sepse dita ditës i shkatëruan Tetovarët dhe i lënë fëmijët e tyre pa bukë. Ata kërkojnë urgjentisht të mbyllen të gjitha bastoret e veçanërisht ato që janë afër shkollave fillore, të mesme dhe rreth univesziteteve ku shumica e studentëve aty i lënë të hollat që i marrin nga prindët për ta paguar semestrin./Tv Koha/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit