2.5 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Plaçkitësit u xhiruan dhe policia po i kërkon

Më të lexuarat

Janë thyer e me pastaj edhe plaçkitur objektet e barnatores “Besi” në Klinë, bën të ditur pronari i saj, Kristë Berisha. Rasti ka ndodhur  të martën në orët e para të mëngjesit.

Në momentin kur është sulmuar kjo barnatore kanë funksionuar mjaft mirë kamerat private, të vendosura në ketë objekt. I gjithë aksioni i hapjes së derës me forcë me mjete të ndryshme, hyrja në lokal dhe grabitja e disa parave, është filmuar nga kamerat dhe pronari tashme ka edhe incizimet në të cilën shihen dy persona të moshës mbi 20 vjeç duke hapur me dhunë derën e barnatores, që gjendet afër QKMF-së “ Nënë Tereza” në Klinë. Aksioni ka nisur në ora 03:22 min, ndërsa ka përfunduar pas 1 orë. Sulmuesit kanë gjetur dhe kanë marrë mbi 50 euro. Rastin e konfirmojnë edhe policia. Kapiten Agron Hasanaj, komandant i Stacionit të Policisë, thotë se ekipet policore kanë mbledhur dëshmitë në vendin ku ka ndodhur rasti, janë identifikuar dy të dyshuar nga fshati Krushevë e Madhe e Klinës dhe janë në kërkim nga policia./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit