Me një shpejtësi marramendëse, operatori celular “Turkcell” nga Turqia ka tejkaluar operatorët e njohur të Evropës dhe ShBA-së.
Me një shpejtësi marramendëse, operatori celular “Turkcell” nga Turqia ka tejkaluar operatorët e njohur të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për sa i përket ofrimit të internetit më të shpejtë për konsumatorët e vet.
Kompania u lavdërua të enjten se kontrolluesi i shpejtësisë “Ookla”, ka publikuar të dhënat se lidhja 4.5G e ofruar nga Turkcelli është më e shpejtë se ajo e ofruar nga operatorët mobil në Gjermani, SHBA, Francë, Britani, Spanjë dhe Itali.
“Shpejtësia mesatare të cilën Turkcell e ofron për përdoruesit e saj është 53.4 Mbps, ndërsa shpejtësia e uploadit shkon në 18.6 Mbps”, thonë nga kompania në fjalë.
Turkcell tha se ka 26 milionë përdorues të 4.5G të cilët shfrytëzojnë rreth 602 milionë Gigabajt të dhëna, që është një shifër rekorde.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Kaan Terzioglu, tha se me kalimin e drejtpërdrejtë nga 3G në 4.5G, Turkcelli i ka kursyer ekonomisë turke një shumë të madhe parash.
“Me propozim të presidentit tonë, Turqia kaloi në teknologjinë e avanacuar 4.5G duke e shmangur 4G-në, me çka e kursyem ekonominë tonë me 10 miliardë dollarë”, tha Terzioglu për të shtuar se me këtë teknologji do të jetë shumë më i lehtë kalimi në 5G.