2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Çfarë është pakti gjermano-gjerman dhe a mund të zbatohet edhe për Kosovën e Serbinë

Më të lexuarat

“A mund të shërbejë pakti gjermano-gjerman si shembull për Serbinë dhe Kosovën?”, pyet në një studim të saj zyra e fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung në Beograd.
Serbët kanë dy imazhe të ndryshme për Gjermaninë, një shumë negativ një shumë pozitiv. Njëri e sheh Gjermaninë si forcë lufte, për shkak të Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Kosovës. Po ashtu Gjermania pengon Serbinë në rrugën për BE-në, mendojnë serbët. Imazhi i dytë është shumë pozitiv, dhe karakterizohet nga 750 mijë njerëzi me prejardhje serbe që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.
Një rol të rëndësishëm luajnë punëtorët gastarbeiter, që dërgojnë në shtëpi 243 milionë euro në vit. Kështu ata ndihmojnë ekonominë e vendit.
Marrëdhëniet gjermano- serbe kanë vulën e marrëdhënieve historike. Imazhet e ndryshme të krijuar për historitë respektive të dy vendeve janë vendimtare për këto marrëdhënie.

Roli i viktimës në perceptimin e vetvetes
Serbia është kritikuar shpesh në të kaluarën se e vendos pikërëndesën tek padrejtësisë që i janë bërë nga të tjerët. Ndërkohë që Gjermania e sheh veten si komb fajtor, Serbia merr rolin e viktimës në perceptimin e vetes.
Për shkak të krimeve të luftës së bëra nga Serbia në luftrat e Jugosllavisë dhe në Kosovë, Gjermania kërkon që serbët ta shohin veten nën të njëjtën dritë siç bëjnë gjermanët. Megjithë identitetin e përbashkët kombëtar, Serbia duhet ta kuptojë humbjen e Kosovës si dënim për krimet e bëra. Kjo paralele midis krimeve të Gjermanisë në kohën e nacionalsocializmit dhe atyre të Serbisë tensionon marrëdhëniet.
Kushti për Serbinë: Pa njohjen e Kosovës nuk ka as Evropë
Një pikë tjetër që vështirëson marrëdhëniet është përshtypja se Gjermania bllokon realizimin e dëshirave të Serbisë për anëtarësi në BE. Gjermania ka ndikim të madh në BE. Kështu, megjithë aprovimin e Komisionit, Serbia nuk e morri në dhjetor 2011 statusin e vendit kandidat, sepse Gjermania vendosi veton. Në mars 2012, Serbia u bë vend kandidat me përkrahjen e Gjermanisë.
Pas kësaj duhet të pasonin bisedimet e pranimit. Por para fillimit të tyre Serbia u konfrontua në shtator me disa kushte. Një prej tyre ishte edhe kushti i vendosur nga Gjermania, që të arrihen marrëveshjet e fqinjësisë së mirë më Kosovën.

Pakti bazë i 1972-it, si model?
Pakti gjermano- gjerman i 1972 mund të përdoret si model për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës. Në këtë pakt, Republika Federale Gjermane (perëndimore) dhe Republika Demokratike Gjermane (lindore) patën rënë dakord për “marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë të bazuara në trajtimin e barabartë”. Megjithëse në marrëveshje zyrtarisht Gjermania lindore nuk e njihte si shtet atë perëndimoren, u ra dakord për vendosjen e përfaqësive të përhershme në të dy vendet dhe për respektimin e kufijve, çka ishte e njëjtë me “njohjen faktike”.
Paktit ishte paraprirë nga afrimet midis dy shteteve që u bënë nga “politika e re ndaj lindjes” nga Vili Brand, e cila i transformoi marrëdhëniet nëpërmjet afrimit. Mes të tjerash kishte hyrë në fuqi marrëveshja për kalimet tranzite dhe transportin. Pakti ishte fillimi i bisedimeve që pasuan midis përfaqësuesve të dy Gjermanive.
Për marrëdhëniet serbo- kosovare ky pakt mund të shërbejë si shembull, sepse nuk do të këmbëngulej për njohjen ndërkombëtare të Kosovës nga Serbia dhe nuk do të pengohej një ribashkim i mundshëm, siç kërkohet nga pala serbe dhe do të çonte në shtensionimin e marrëdhënieve.
Villy Brandt dhe Herbert Wehner në bisedime për paktet me lindjen

As vetë “njohja faktike” e Kosovës nuk është obsion
Aktualisht, Serbia nuk është e gatshme për të aprovuar “njohjen faktike” të Kosovës. Serbia kërkon të plotësojë të gjitha kushtet e kërkuara, përveç asaj të fqinjësisë së mirë me Kosovën, sepse indirekt kjo do të thoshte njohje e pavarësisë së Kosovës.
Prandaj në raportin e progresit të muajit tetor, u tha se Serbia nuk është e gatshme për fillimin e bisedimeve sa kohë që nuk është zgjidhur problemi me Kosovën.
Brukseli kërkon që të normalizohe marrëdhëniet hap pas hapi nëpërmjet një procesi integrimi. Në fund do të thuhet: “Pa njohjen e Kosovës, nuk do të ketë as Evropë”.

Parë nga pikëpamja ekonomike, Gjermania është një nga investorët më të mëdhenj dhe partner i fortë tregtie në Serbi. Dhjetë përqind e importeve dhe eksporteve kanë të bëjnë me Gjermaninë. Që prej vitit 2000 Gjermania ka investuar 1,5 miliardë dollarë në Serbi.
Ballkani ka për Gjermaninë rëndësi periferike, megjithatë Gjermania kërkon të zgjidhet çështja e Kosovës dhe rajoni të stabilizohet, edhe për arsye ekonomike./DW

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit