-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

15 Mënyra për të zgjatur jetën e baterisë së laptopit

Më të lexuarat

Laptopat kanë tendencë të humbasin sharmin e tyre shumë shpejt kur jeni vazhdimisht në kërkim të prizën më të afërt të energjisë për ta mbushur.

Si mund të mbani baterinë tuaj të qëndrojë për sa më shumë kohë që është e mundur? Ja ku janë 15 mënyra të lehta për ta bërë këtë.

1. Defragmentoni rregullisht – sa më shpejtë që hard drive-i juaj bën punën e tij më pak do ta mundoni hard drive-in tuaj dhe baterinë. Bëjeni hard drive-in tuaj sa më efikas që është e mundur duke e defragmentuar atë rregullisht. (por jo derisa është duke punuar në bateri, natyrisht!) Mac OSX është ndërtuar më mirë për ti bërë ballë fragmentimit kështu që mund të mos jetë shumë e zbatueshme për sistemet e Apple-it.

2. Erësoni ekranin tuaj – Shumica e laptopëve vijnë me aftësinë për të errësuar ekranin e tyre. Disa vijnë edhe me mënyra për të modifikuar procesorinë(CPU) dhe performancën e ftohjes. Zvogëloni ato në nivelin më të ulët që ju mund të toleroni për të shtrydhur pak lëng baterie shtesë.

3. Ndalni programet që punojnë në sfond – Itunes, Desktop search, etj. Të gjitha këto ngarkojnë më tepër CPU-në dhe shkurtojnë jetën e baterisë. Ndalni çdo gjë që nuk është e rëndësishme kur jeni në bateri.

4. Ndalni pajisjet e jashtme – USB pajisjet (duke përfshirë këtu edhe miun) dhe WiFi e shpenzojnë baterinë e laptopit tuaj. Largoni apo ndalni ato, kur nuk janë në përdorim. Nënkuptohet se mbushja e pajisjeve të tjera (si iPod-i, celulari) nëpërmes laptopit tuaj kur punon me bateri është një mënyrë e sigurt e harxhimit të baterisë së laptopit tuaj.

5. Shtoni më shumë RAM – Kjo do t’ju lejojë të procesoni më shumë me memoren që ka laptopi juaj, në vend se të mbështetet në memoren virtuale. Memorja virtuale rezulton në përdorimin e hard drive-it, dhe është shumë më pak efikase në ruajtjen e energjisë. Vini re se shtimi i më shumë RAM do të konsumojë më shumë energji, kështu që kjo është më e aplikueshme në qoftë se keni nevojë për të përdorur programe me memore intensive të cilave në fakt u nevojitet përdorim i madh i memorjes virtuale.

6. Iniconi (run) nga një hard drive në vend se CD / DVD – Sa do shumë energji që konsumojnë hard drive-at, CD dhe DVD drive-at janë më të këqinj. Edhe duke pasur një CD/DVD në drive mund të konsumoj energji. Ato rrotullohen duke konsumuar energji madje edhe kur nuk janë duke u përdorur. Sa herë që të jetë e mundur përpiquni që të iniconi nga drive-at virtual duke përdorur programe si Alcohol 120% në vend të atyre optike.

7. Mbani kontaktet e baterisë të pastërta – Pastroni kontaktet metalike të baterisë suaj çdo dy muaj me një leckë të lagur me alkool. Kjo e bën transferimin e energjisë nga bateria më të efektshëm.

8. Ruajeni baterinë tuaj – Mos e lini baterinë të mbushur në gjumë për periudha të gjata kohore. Me të mbushur, ju duhet ta përdorni baterinë të paktën një herë në 2-3 javë. Gjithashtu, mos e leni baterinë  që të harxhohet plotësisht.

9. Hibernate, jo Standby – Edhe pse vendosja e një laptopi në “Standby” kursen pak energji dhe ju menjëherë mund të rifilloni aty ku keni mbetur, ai nuk kursen as përafërsisht aq energji sa funksionon ”Hibernate”. Duke vendosur kompjuterin në “Hibernate” në të vërtetë do të ruaj gjendjen e kompjuterit ashtu siç është, dhe plotësisht e ndal vetveten.

10. Mbani temperaturën e veprimit të ulët – Laptopi punon në mënyrë më efikase kur është më ftohtë. Pastroni hapsirat e ventilimit të ajrit me një leckë ose pastrues për tastierë.

11. Vendosni dhe optimizoni opsionet e energjisë – Shkoni tek “Power Options” në “Windows Control Panel” dhe vendosni në mënyrë që përdorimi i energjisë të jetë i optimizuar (Zgjidhni “battery max” për efekt maksimal).

12. Mos bëni shumë punë njekohësisht – Bëni vetëm një gjë në të një kohë, kur jeni në bateri. Në vend se të punoni në një dokument, duke lënë email klientin tuaj të punoj në sfond dhe duke dëgjuar muzikë, vëjeni mendjen tuaj në një gjë të vetme. Nëse jo, ju vetëm do ta harxhoni baterinë tuaj para se të përfundoni ndonjë gjë!

13. Merrini me të mirë kërkesat e kompjuterit – Sa më shumë që kërkoni nga kompjuteri. Aktivitetet pasive si email-at dhe “word processing” konsumojnë shumë më pak energji se sa lojrat ose lëshimi i një DVD-je. Në qoftë se ju keni mbushje me vetëm një bateri – zgjedhni prioritetet tuaja me mençuri.

14. Bleni vetes një laptop më efikas – Laptopat janë duke u bërë gjithnjë e më efikas në natyrë, deri në pikën ku disa prodhues janë duke folur për bateri që qëndron tërë ditën e gjatë. Blerja e një laptopi të ri më të efektshëm për të zëvendësuar një të vjetërsuar është zakonisht një zgjidhje e shpejtë.

15. Parandaloni Efektin e Memories – Nëse jeni duke përdorur një laptop shumë të vjetër, ju do të dëshironi të parandaloni “efektin memorie” – Mbani baterinë plotësisht të shëndetshme duke e mbushur plot dhe pastaj duke e harxhuar plotësisht atë të paktën një herë në 2-3 javë. Përjashtime nga rregulli janë bateritë Li-on (të cilat i kanë shumica e laptopëve),  nuk vuajnë nga “efekti memorie”.

Bonus këshilla # 1: Fikeni funksionin AutoSave. Funksionet AutoSave të MS Word-it dhe Excel-it janë të mira, por për shkak të asaj që ruajnë në intervale të rregullta, ato e mundojnë hard drive-in më shumë se sa duhet. Nëse keni ndërmend të bëni këtë, ju mund ta aktivizoni atë përsëri, kur bateria është gati të harxhohet. Ndërsa ajo kursen jetën e baterisë në fillim,normal së dëshironi të siguroheni se puna juaj është ruajtur, kur bateria juaj vdes.

Bonus këshilla # 2: Zvogëloni përdorimin e grafikës. Mund ta bëni këtë duke ndryshuar rezolucionin e ekranit dhe duke i ndalur diver-at e sofistikuar grafik. Sot kartelat grafike (video kartelat) konsumojnë njejtë apo edhe më shumë rrymë se sa hard disku.  |ameble| 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit