Komandanti i forcave speciale amerikane SEAL, Job W. Price 42-vjeç, u vetëvra ditën e shtunë më 22 dhjetor të vitit 2012.
Lajmi është publikuar para pak ditësh nga prestigjiozja “New York Times”.
Komandanti Job W. Price, ndodhej në provincën Uruzgan të Afganistanit për të mbështetur operacionet e stabilitetit të ndërmarra nga ushtria amerikane.
Ndërkohë, vetëvrasja e komandantit Job, ka ngjallur polemika të ashpra ndër radhët e ushtrisë amerikane dhe rizgjon një sërë pyetjesh që mbeten pa përgjigje e sidomos ato të mediave të ndryshme botërore e kryesisht ato amerikane.
Kjo, pasi skuadra e forcave speciale të SEAL ishin përgjegjëse për misionin dhe vrasjen e terroristit Osama bin Laden që jetonte në Abbottabad dhe misioni u ndërmor në majin e viti 2011.
Por, vetëvrasja e komandantit, nxori në dritë shumë lajme, të cilat bien ndesh me ato çka u tha fillimisht dhe nuk gjejnë përgjigje, por mbulohen nga petku i errësirës. Kështu, më 6 gusht 2011 New York Times publikoi lajmin në vijim:
“Një helikopter i NATO-s, u rrëzua në Afganistan, ditën e shtunë duke vrarë 31 ushtarë amerikanë të forcave speciale, përfshirë më shumë se 20 anëtarë të Navy SEALS të skuadriljes që ekzekutuan terroristin Osama bin Laden, si dhe 7 trupa të forcave komando afgane”.
Ishte rasti më gjakatar i ushtrisë amerikane për 10 vjet luftë të forcave të armatosura të Amerikës, sipas zëdhënësit të ushtrisë amerikane.
Anëtarët e skuadrës SEAL “Team 6” po fluturonin me ekuipazhin e Forcave Speciale të Aviacionit “160-të” të Operacioneve të trupave Komando të aviacionit, sipas një oficeri të lartë të ushtrisë amerikane që foli për Associated Press në kushte anonimiteti për shkak se familjet ishin ende të vetëdijshme për humbjen e të dashurve të tyre.
Bëhet fjalë për një helikopter CH-47 Chinook me 31 forca në bord, ku 20 prej të cilëve ishin anëtarë të skuadriljes që asgjësoi liderin e Al Kaidës, Osama bin Laden në Pakistan. Helikopteri u rrëzua nga raketa kundërajrore.
Si rezultat i gjithë ekuipazhi dhe ata që ndodheshin në bordin e tij të gjejnë vdekje të menjëhershme, raportonte “New York Times”.kohaislame